
Ne nisje te fjales, Sandër Lleshi theksoi se jane 10226 hektar të përmbytur, nderkohe qe mbi 500 hektarë tokë kanë prani uji. “27 shkolla nuk do të fillojnë dot mësimin siç u tha dhe nga ministria e Arsimit. Është bërë një vlerësim paraprak për infrastrukturën e dëmtuar. Rezulton kjo pasqyrë paraprake. Janë gati 65 ura të dëmtuara., të cilat janë në një situatë kritike. Disa përfundime paraprake. Faza a e parë është shpëtim i jetës njerëzore është fazë e përcaktuar”- tha ai.
Ndersa kryeministri Rama theksoi se pas kesaj mbetet puna per fazen e dyte te operacionit, ku nje pjese e rendesishme jane edhe demshperblimet, qe sipas Rames do te perballohen nga buxheti, ashtu si u be edhe me pare.
“Tani është momenti për të cuar para fazën e dytë, atë të kapërcimit të pasojave në radhë të parë për familjet e prekura dhe sigurisht edhe për ato pjesë të infrastrukturës që janë jetike për lëvizshmërinë dhe garantimin e vazhdimit të jetës normale. Fakti i shembjes së një numri të konsiderueshëm urash flet qartë për potencialin katastrifal të situatës nëse shumë investime mbrojtëse nuk do të ishin bërë në këto dy vjet, por e kemi parë se ka pika të dobëta ku duhet ndërhyrë me përparësi”- tha Rama.