Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DEKRIPTIM – “E keqja më e vogël” si zgjedhje e detyruar për shqiptarët edhe pas vitit 1990…

ShkodraWeb 15 May, 2026
keqja me e vogel

Mirë do të ishte që në kapërcyell të vitit 1990, zgjedhja të mos ishte mes ish- komunistëve që u zgjuan antikomunistë dhe komunistëve që e udhëheqën Shqipërinë nën diktaturë për 45 vite. Këtu duket se nisi apo vijoi morali i mallkuar që na ndjek pas ne shqiptarëve që kur nuk mbahet mend, zgjedhja e të keqes më të vogël.

Ish- komunistët, me apo pa skenar (nuk ka për tu marrë vesh kurrë) u bënë alternativë qeverisëse, tashmë 35 vjeçare e këtij vendi, në të gjitha anët e partive politike. Direkt apo indirekt, ata po qeverisin, tashmë me stafetë të kaluar nga bijtë tek nipat e me gjasë, edhe stërnipat e tyre. Të persekutuarit, të cilëve pa të drejtë sot u vendoset para “ish”, si të keqen më të vogël, nga 1990- a patën ish- komunistët që iu kundërvunë komunistëve nga ana tjetër.

Vetë, nuk ia dolën asnjëherë të organizohen, aq më pak të bëhen alternativë qeverisëse. Pinjollë të të persekutuarve, herë nga njëra anë e herë nga tjetra, më shumë realizuan përfitime personale se për kategorinë që morën poste në emër të tyre. E këto 35 vite, të rreshtuar shumicën e kohës gabim, thjesht dhe vetëm u përpoqën të zgjedhin “të keqen më të vogël”.

Edhe në konceptin politik, në mungesë të alternativave, shqiptarët e shkodranët në nivel lokal, janë detyruar të zgjedhin sërish të keqen më të vogël, atë apo ata që sjellin më pak dëme në jetën e tyre. Kështu ka ndodhur e me shumë mundësi, kështu do të vijojë. E nga viti në vit, postulati “askush nuk e ka seriozisht”, zë vend përherë e më shumë tek të gjithë.

Arsyeja? Sepse shqiptarët, asnjëherë nuk kanë patur mundësi të zgjedhin mes të mirës dhe të keqes, qoftë edhe e kamufluar e para. Po llogaritur se ne, të mirën apo të keqen, e kemi identifikuar me individin. “Ka vjedhur por hallall se diçka i la pas Shqipërisë apo Shkodrës”, është morali që ndan të keqen më të vogël si të preferuar në zgjedhje!

E sot, ata që me apo pa dëshirë kanë mbetur brenda kufijve të shtetit me emrin Shqipëri, masivisht janë të pakënaqur me atë që kanë perjetuar në më shumë se 35 vite rrugëtim, pa e vrarë shumë mendjen se e vetmja alternativë “zhvillimi”, ka qenë “e keqja më e vogël”. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: Merren të pandehur për ngjarjen në Rranxa Bushat, SPAK jep njoftimin për të vetëdorëzuarit në Shkodër
Next: “Final 4”, presidenti i FSHF- së Armand Duka takim me arbitrat e përzgjedhur për ndeshjet vendimtare…

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • EMRAT – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skender Hita pezullon shefin e komisariatit të Shkodrës dhe 2 vartës 9 June, 2026
  • ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë… 9 June, 2026
  • Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë 9 June, 2026
  • “Të dëgjohet zëri i njerëzve”, Kisha Katolike reagon për protestat: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave demokratike 9 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.