Skip to content
21 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DEKRIPTIM – A po nis të “shthuret” gardhi i kryeministrit Rama në Partinë Socialiste me Spiropalin dhe Braçen?

ShkodraWeb 31 March, 2026
brace rama spiropali 2026

Dy reagime të forta, në një distancë vetëm 7 minutash, janë shpërfaqur në rrjetet sociale. Fillimisht Elisa Spiropali, më pas Erion Braçe, dy emra jo pak të rëndësishëm dhe me kontribute të rëndësishme në PS por edhe në epokën e Rilindjes, kanë përcjellë qëndrime pak a shumë, jashtë “gardhit” zyrtar të kësaj force politike që qeveris vendin nga 2013.

Edhe pse mund të jetë thjesht rastësi diferenca 7 minuta mes dy reagimeve, e vështirë të mos besohet se ka njëfarësoj koordinimi në distancë në qendrimet e të dyve. Ish- kryetarja e Kuvendit dhe ish- ministrja e jashtme Spiropali, ka bërë një shkrim të gjatë, duke u përpjekur të sqarojë zërat për përplasje të saj me kryeministrin Rama në mbledhjen e GPS.

“Ajo që po ndodh nuk është thjesht një çështje personale, por një shfaqje e një modeli që po zgjerohet me një normalitet të heshtur, ku arroganca dhe abuzimi nuk paraqiten më si devijime, por si forma të pranueshme shoqërore.”,

shprehet fillimisht Spiropali, duke e mbyllur me një fjali tjetër që lë shumë të kuptohet:

“Fitorja nuk merret, ajo provohet. Meritohet kur njerëzit nuk të ndjekin nga frika, por të besojnë nga bindja, dhe kur largohesh, mbetet respekti, jo vetëm rezultati.”.

Me gjasë, këto fjalë i drejtohen kryeministrit Rama, por mesa duket Spiropali do të flasë më vonë, më shumë sepse në këtë moment:

“Kur gjithçka kërkon zë, heshtja bëhet forma më e fortë e fjalës, sepse ajo nuk i nënshtrohet menjëhershmërisë, por i jep kohë të vërtetës të marrë formë.”.

Nga ana tjetër, ish- zëvendëskryeministri Erion Braçe, nga fjalët, siç ka vepruar Spiropali, ka kaluar tek deklaratat me zë e figurë duke u shprehur se kandidimin për bashkinë e Tiranës e ka seriozisht.

“Nderkohe, mes mesazheve pyetja me e perseritur eshte: e ke seriozisht apo po tallesh me njerezit? Atehere dy gjera: Nuk ka ndodhur kurre qe une te tallem me njerezit dhe nuk do te ndodhe ndonjehere me mua kjo. Pooo e kam seriozisht e do ti shkoj deri ne fund bashke me ju!”, thotë Braçe në mesazhin e tij.

Deklarata është kundërvënie e hapur ndaj kryeministrit Rama, i cili e ka thënë publikisht se “kurdo të votohet në Tiranë, kandidatja për Bashkinë e Tiranës është Ogerta Manastirliu”.

Për hir të realitetit, më shumë në grupe të ngushta dhe në tavolina kafenesh, edhe në Kuvend, “dora e hekurt” e kryeministrit Rama në administrimin e PS- së siç dhe të shtetit, komentohet prej vitesh por deri në muajt e parë të këtij mandati të katërt radhazi, askush nuk ka dalë kaq haptas si Spiropali e Braçe kundër tij.

Sigurisht është akoma shumë, shumë shpejt për të dalë në konkluzione përfundimtare. Sepse në çdo rast, ekziston mundësia e shuarjes së debateve e zërave, sidomos kur je në pushtet dhe ke “gurin e arrën në dorë”, siç i ka Rama dhe PS aktualisht. Por një pyetje mund edhe të guxohet të ngrihet: A po nis të “shthuret” gardhi i kryeministrit Rama në Partinë Socialiste me Spiropalin dhe Braçen? Përgjigja mund të vijë brenda më pak se një viti ose…mund të ketë sërish ndryshime në qeveri apo poste që i takojnë në këtë shtet mazhorancës aktuale! Edhe pa ta, ne Kuvend Rama vijon të ketë 85 mandate deputetësh, bashkë me PSD, kuptohet. /Nga Sokol N. SOKOLI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA ELISA SPIROPALI – Në një moment kur gjithçka kërkon zë, heshtja bëhet forma më e fortë e fjalës
Artikull pasardhës: VIDEO – Kinema “Republika” më pranë amatorëve të kinematografisë, prenotim dhe blerje biletash online

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet… 21 April, 2026
  • FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër 21 April, 2026
  • “Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje… 21 April, 2026
  • Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe… 21 April, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Andis Salla viziton fermën e mbarështimit të derrave në Vau Dejës… 21 April, 2026
  • Rrugëtimi i Aleks Vulajt, kandidati që synon të përfaqësojë zërin e emigrantëve, nga Shënkolli në zemër të Legnanos 21 April, 2026
  • NGA PJETËR JAKU – Fishta ka nevojë të lexohet jo të luksohet… 21 April, 2026
  • PERSONAZH – Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore imzot Gjergj Meta, 50 vite jetë dhe 25 në sherbim meshtarak 21 April, 2026
  • DOKUMENTI – Procesi i zgjedhjes së administratorit të UNISHK, përfundon në Gjykatën Administrative 21 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
policia malesi madhe naten1

Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.