Pas deklaratës së presidentit të Republikës, Ilir Meta në lidhje me mungesën e Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë shkruan se Gjykata Kushtetuese sot falë procesit të vettingut është një djep bosh pa shejtanin brenda.
Rama në Twitter:
A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.