Skip to content
14 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DEKLARATA/ Shoqata e Bashkive të Shqipërisë liston problematikat e qeverisjes vendore

ShkodraWeb 17 February, 2018
shoqataBashkiveKamez

Dje, nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, u organizua mbledhja e rradhës së Komitetit Drejtues me praninë e kryetarëve të bashkive.  Ky takim përvec cështjeve të brendshme të funksionimit të Shoqatës, u përqendrua në cështje problematike të kohëve të fundit të pushtetit vendor.  Kryetarët e bashkive arritën në përfundimin e përbashkët për çështjet:

Shpërndarja e buxhetit, transferta e pakushtëzuar, vazhdon të mbetet në nivele diskriminuese për bashkitë, sidomos ato të djathta, duke mos përmbushur nevojat më minimale lokale. Ky diskriminim pasqyrohet dhe në financimin e projekteve nga grantet konkurruese përmes Fondit tëZhvillimit të Rajoneve por dhe në fonde të huaja kur kërkohet miratimi i Ministrive të linjës.

Funksionet e reja po vazhdojnë të sjellin problematikë për bashkitë për shkak të mungesës së akteve ligjore dhe nënligjore por dhe për shkak të infrastrukturës mjaft të varfër të trashëguar. Kjo duket mjaft qartë sidomos në repartet e zjarrfikësve dhe në përballimin e emergjencave civile. Bashkitë përballen me qytetarët për mangësi në ofrimin e shërbimeve nga njëra anë dhe me mungesën e fondeve, punonjësve të trajnuar dhe mjeteve nga ana tjetër.

Ndihma ekonomike, një cështje mjaft e trajtuar ditët e fundit, është cështja më sensitive. Kjo dhe për ndikimin që ka në një grup familjesh në nevojë. Kryetarët kanë konstatuar ulje të fondit të ndihmës ekonomike të akorduar nga qeveria dhe ulje të numrit të familjeve përfituese nga kjo skemë.  Sistemi i aplikuar nga qeveria sjell një mungesë të plotë transparence dhe përjashtimin e një numri të madh familjesh nga kjo skemë.  Jo vetëm qytetarët, por dhe bashkitë janë të paqarta për kriteret që ky sistem përdor.  Përjashtimi i familjeve nga kjo skemë shtrihet në përmasa shumë të mëdha.

Një çështje tjetër diskutimi ishte Draft- Metodologjia për taksën e pasurisë së paluajtshme. Kryetarët argumentuan ndikimin e madh në ekonomitë familjare që sjell aplikimi i taksimit për lloje të ndryshme të banesave apo ndërtesa të tjera. Propozimet konkrete, që synojnë lehtësimin e grupeve të ndryshme qytetarësh, do ti dërgohen zyrtarisht Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Shërbimi i Ujësjellësit ishte një tjetër çështje e trajtuar në takim. Bashkiakët ndanë me njëri – tjetrin praktikat dhe sfidat në bashkitë e tyre dhe shprehën gatishmërinë dhe vullnetin për të përmirësuar sistemin dhe vazhduar aksionin për prerjet e lidhjeve të paligjëshme. Ndërkohë ngritën shqetësimet për mungesë financimi.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka miratuar një deklaratë të përbashkët për problematikën e ndihmës ekonomike, e cila është bërë prezente në media ditën e djeshme.  Problematika për cështje të tjera i është përcjellë qeverisë.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë do të vazhdojë përpjekjet e saj në përfaqësim të interesave të anëtarëve dhe komuniteteve lokale që bashkitë anëtare përfaqësojnë. /Deklaratë për mediat e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë në përfundim të takimit në Kamzë/

Post navigation

Previous: FOTO/ Emërohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës, është Vehbi Bushati pasuesi i Gjovalin Lokaj
Next: Ish- presidenti amerikan letër me rastin e 10- vjetorit të Kosovës: Krenar që pranova kërkesën…

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun 13 July, 2026
  • “Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze 13 July, 2026
  • DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West 13 July, 2026
  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.