Skip to content
16 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Opinione

Deklarata e Vorpsit për dashurinë për Ramën, gazetari: Nuk doja të merresha me ty, por kthimi jot na hapi plagët

ShkodraWeb 14 April, 2018
ramaVorpsiO

Nga Altin HAZIZAJ

Vorpsi: Në një farë feje edhe Shqipëria është e dashuruar me të, në të kundërt nuk do ta kishin zgjedhur as kryetar bashkie, as Kryeministër. Edhe shqiptarët vetë e kanë “pësuar” sharmin dhe kualitetet e Edi Ramës. Ky është fakt!

Kam patur dje nje debat me nje mikeshe te vjeter si Delina Fico ne lidhje me deklaratat e piktores Vorpsi, qe as e njoh e as me njeh, se ajo emigrante rrugeve te Parisit dhe une gazetar rrugeve te Tiranes.

Sidoqe te jete, epiqendra e shkembimit tone ishte gjykimi im i padrejte i rrefimit te zonjes ne lidhje me “dliresine”e saj e pa diskutim edhe te drejten qe ne nje bote te lire, kushdo mund te thote çfare te doje, per aq kohe sa nuk demton e fyen askend. Ka patur plot momente ketyre diteve, qe e kam vendosur ne diskutim shpotine e statusit tim ne FB, sepse duke qene nje njeri qe vij nga nje familje plot e perplot me zonja, respekti, dashuria, feminizmi si filozofi dhe barazia vijne tek une teper natyrshem, e ne asnje moment nuk do te desha qe reagimi te merrej si seksizem (mos e dhente zoti!) apo reaksion ndaj nje zonje intelektuale. Kemi hedhur e pritur me Delinen, me thene te drejten, ajo pa taktin qe gjithnje e karakterizon, e une duke u perpjekur t’i beja te qarte qe reagimi im kishte te bente me vlerat qe znj. Vorpsi kerkon t’i impononte publikut shqiptar, te cilin ajo nuk e njeh fare (lexo intervisten), ne lidhje me KM aktual.

Nje shkrimtar asnjehere nuk vepron ne nje hapsire boshe! Rralle shkrimtaret jane fermane-shkrues te oborrit te “mbretit”, pasi vete arti eshte ne konflikt te vazhdueshem me sistemin e vlerave mbizoteruese, autoritarizmin, dhunen e çdo veprim qe kercenon lirine e artistit dhe ate te shoqerise. Zonja Vorbsi nuk besoj se eshte shkrimtare e oborrit te Rames, por ajo zgjodhi qe te trajtohej si e tille!

Dje ne mbremje, teksa e mbylla kapakun e debatit per çka ajo kishte thene dhe jo bere, i dhashe te drejte Delines ne nje pike, qe ky fshati yne i percudnon edhe njerezit e mençur, sepse vlerat e tij vazhdojne te qendrojne ende te ngulitura thelle ne mentalitetin e kultures totalitare te mbyllur, ku individi asnjehere nuk eshte i lire te mendoje, flase apo veproje ndryshe nga pjesa tjeter. Ky sistem i ngulitur thelle ne psikiken tone, nuk mund te shkulet aq lehte, ku te shtypurit dhe shtypesit, shpesh nderrojne rolet per te kryer po te njejtat “makabritete”.

Kur u çova sot ne mengjes, zonja Vorbsi, ishte e fundit per te mos thene qe nuk figuronte fare ne axhenden time te mengjesit. Jeta ne “fshat” te dikton qe duhet te merresh me “pulat dhe gjelat” e tu, para se te merresh me ato te botes, por nuk paskesh qene e thene. Hap gazeten dhe i njejti personazh kerkon te me mbushe mendjen me dhune se jetesa ime dhe e 3 milione shqiptareve eshte e lumtur per sa kohe kemi Edi Ramen ne krye! Ne fillim nuk desha ta besoja! Une nuk kam vuajtur nga komunizmi, ndersa zonja eshte viktime e atij sistemi! Une me zemer (jo me mendime) e urrej ate sistem sepse ai kerkonte me dhune e pahir te na mbushte mendjen qe ishte me i miri, qe ne i meritonim udheheqesit qe kishim dhe vetem fal atyre ne ekzistonim! Kur lexova ato rreshta, e kuptova se zonja nuk eshte ndare ende nga ai sistem!

Mbase shkaku pse nuk shkruan ne gjuhen shqipe eshte sepse ajo, si viktimat e sindromes se Stokolmit, eshte ende e dashuruar me ate sistem dhe kultin e individit, te shprehur nepermjet dashurise per 1-shin (te parin). Kjo lloj dashurie “platonike” nuk eshte dashuria per mashkullin apo femren Alpha, por per nje sistem vlerash, te cilen ajo nuk pati mundesi ta perjetonte, por qe sot na e transmeton ne po te njejten forme per ish- profesorin e saj. Une e kuptoj vizionin qe Rama ne ate kohe mund t’i kete induktuar nje vajze te perndjekur nga shoqeria dhe sistemi. Ai mund te kete qene edhe “babai” i pare i enderruar per te, i cliruar nga komplekset dhe plot mundesi, pasi sistemi komunist ishte i mire me te! Por Rama i atehershem, nuk eshte Rama i sotem! Rama i atehershem, fakt qe mund ta vertetojne shume miq gazetare, vinte e na lutej qe t’i botonim ndonje editorial, pasi Koha Jone, ne ate kohe paguante thuajse 40 USD per to per shkak se vinin te shkruara nga inteligjencia dhe politika e gazetes ishte qe t’i mbeshteste ata sa kishte mundesi!

Por, Rama i sotem, eshte dehur dhe transformuar nga pushteti dhe njesoj si ne komunizem, kerkon me cdo kusht te na mbushe mendjen qe jeta nen hyqmin e tij eshte me e mira! Alternativa qe ai ka ofruar dhe ofron, nese nuk bie dakord me te, eshte burgu, perjashtimi, dhuna, harresa, injorimi, mbyllja e biznesit, papunesia dhe cdo forme represive e dhunes shtetetore qe kufizon lirine e individit. E provoi edhe Berisha ne ’96 te njejten gje, por nje vit me vone u largua me protesta popullore nga pushteti! Megjithate duket se te gjitha keto mesime nuk i kane vlejtur as atij, as ty dhe shume shqiptareve!

E dashur e panjohur, ky kthimi yt ne kete fshatin tone te vobekte, pavaresisht thirrjes tende viktimizuese qe ne t’i duam udheheqesit tane te nderuar, vetem sa hapi plaget tona te vjetra e na kujtoi se shkaqet e prapambetjes sone nuk kane qene asnjehere te lidhura me popullesine, por me elitat tona drejtuese. Nese ne jemi kaq mbrapa botes pariziene apo londineze, kjo eshte per faj te njerezve qe dine dhe jo atyre qe nuk kane shkolle. Kjo e ben realitetin tone dhe kerkesen tende edhe me tragjike!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: A e anuloi Rama vizitën në Shkodër? Flet Voltana Ademi: Bashkia ka patur informacion që…
Artikull pas: “Erdogan kërkon ekstradimin e 450 turqve nga Shqipëria”

TË FUNDIT

vengu shtepi arben anamali 2025
  • Aktualitet

FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali

ShkodraWeb 15 July, 2025
sokol dedndreaj frrok cupi 2025
  • Kryesore

NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…!

ShkodraWeb 15 July, 2025
edon murati vllaznia 2025
  • Aktualitet

Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë…

ShkodraWeb 15 July, 2025

TË FUNDIT

  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
  • Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë… 15 July, 2025
  • VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vllaznia niset drejt Letonisë me synim kualifikimin, drejtori sportiv Vioresin Sinani optimist… 15 July, 2025
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publik nis edhe në Shkodër, Policia Bashkiake shpërndan njoftimet për bizneset 15 July, 2025
  • VIDEO – “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, një grup aktivistësh nisen drejt Thethit për mbështetje… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vila e fundit e mbetur në Theth nga aksioni i IKMT- së, shembet me shpërthim të kontrolluar 15 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Japin dorëheqjen tre zëvendëskryetarët, administratorët dhe drejtorët në bashkinë Vau Dejës… 15 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Punonte për hapjen e një pusi uji në Malësi të Madhe, humb jetën 55- vjeçari…(emri) 15 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 15 korrik 2025… 15 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 15 korrik 2025… 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

vengu shtepi arben anamali 2025
  • Aktualitet

FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali

ShkodraWeb 15 July, 2025
sokol dedndreaj frrok cupi 2025
  • Kryesore

NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…!

ShkodraWeb 15 July, 2025
edon murati vllaznia 2025
  • Aktualitet

Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë…

ShkodraWeb 15 July, 2025
e-albania alban preka 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër…

ShkodraWeb 15 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.