
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka komentuar sot replikat e shkëmbyera mes zyrës së shtypit të kryeministrit Rama dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetimet në lidhje me dosjen “Habilaj” për të cilën kërkohet edhe arrestimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai ka pranuar se prokurorët e çështjes Besim Hajdarmataj, Elisabeta Ymeri dhe Gent Osmani janë intimiduar gjatë kryerjes së punës së tyre, pas kërkesës që nxorën për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por tha se kishin mbështetjen e tij të plotë për të shkuar deri në fund me hetimin.
“Prokurorët kanë mbështetjen time maksimale edhe pse po intimidohen në punën e tyre. Çdo prokuror është i pavarur në bazë të ndryshimeve të bëra në reformën e drejtësisë. E kam thënë që prokurori është zoti i çështjes ashe askush nuk mund të ndërhyjë tek ai, as unë vetë”,- tha Llalla në përfundim të një seminari.