
Ish ministri i PD Besnik Mustafaj, i ftuar ne studion e News24, teksa ka komentuar vendimin per shkarkimin e Besim Hajdarmatajt, nga Prokuroria e Krimeve te Renda, tha se kryeprokurorja e pergjithshme, po emeron shoqet e saj.
“Prokurorja Arta Marku po bën një gjë që është e papajtueshme me frymen që presupozohet se duhet të fusë reforma në drejtësi, nje klientelizëm shumë të madh duke emëruar shoqet e saj, të njohura si mikesha të saj personale, pra njerëz që ka lidhje emocionale më të fortë se kolegët e tjerë. Kjo gjë e zhvlerëson parimërinë e këtyre lëvizjeve.
Arsyeja tjetër lidhet me rezultatet që ka pasur prokurorja që ka zëvendësuar Hajdarmatajn. Ekstradimi që ishte kundër interesave të Tahirit. Kjo zonjë më e pakta është profesionalisht e paaftë për të mbajtur barra të mëdha”, tha Mustafaj.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!