Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, ka thënë se qarqet greke janë duke kërkuar emrat e efektivëve të RENEA-s, që morën pjesë në shkëmbimin e zjarrit në Bularat të Gjirokastrës. Hoxha ka thënë se nëse këto emra do të dalin, efektivët do të jenë në rrezik për jetën.
Gazetari Artan Hoxha: Qarqet greke po kërkojnë emrat e efektivëve të RENEA që moren pjesë në shkëmbimin e zjarrit me ekstremistin Konstandin Kaçifas. Nëse emrat dalin, nga Prokuroria, se vetëm ata mund t’i kërkojnë emrat e atyre qe kane marrë pjesë ne operacion, do ishte gabimi më i pafalshëm. Do i ekspozonte ata përballë një rreziku të madh për jetën. Ia kam shprehur edhe Policisë këtë. E kam nga burime të sigurta.
Deklarata e Hoxhës vjen pak orë pas varrimit të Konstantinos Kacifas në Bularat.