Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

DEKLARATA – “Distancohem nga kjo mënyrë veprimi”, arqipeshkvi Angelo Massafra reagon për deklaratën e famullitarit Dom Vlash Palaj në rrjetet sociale për pankartën për urimin e Krishtlindjes

ShkodraWeb 17 December, 2024
angelo massafra

Kisha Katolike në Arqipeshkvinë Shkodër- Pult, është përfshirë nga një situatë e pazakontë në këto 34 vite të rihapjes së lirisë së besimit në Shqipëri me 11 nëntor 1990. Arqipeshkvi, imzot Angelo Massafra ka një “përplasje” publike me famullitarin dom Vlash Palaj. Shkak i dukshëm të paktën, mungesa e një pankartë- parrulle në qendër të Shkodrës që duhet të urojë festën e Krishlindjeve për besimtarët katolikë.

Në një mesazh në rrjetet sociale për Bashkinë Shkodër, mes të tjerave famullitari Palaj ka shkruajtur: ” E mirëpresim, që në një vend të dukshëm të qytetit të lexojshim një urim, fatkeqësisht të munguem deri më tâsh. Komunitetet fetare në qytet janë shumë të çmueshme. Jena në prag të Krishtlindjes, në prag të asaj feste që katolikët shqiptarë me shumë sakrifica e kanë festue edhe gjatë diktaturës, bile mund t’a kenë pague edhe shtrejtë, prandaj presim që Bashkia Shkodër, e cila nuk duhet me u identifiku me një person, apo edhe me disa, por si një ent i zgjedhun i pushtetit lokal, me i SHËRBYE komunitetit pjesë e të cilit âsht edhe ai katolik, të vendosë sa më parë në vendet e duhuna publike, pankartat me urimin: Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2025! Mirënjohja ka mbarësinë! Mosmirënjohja ndahet më turp!”.

Nuk ka vonuar dhe ka ardhur reagimi i Arqipeshkvit imzot Angelo Massafra, i cili ka shpërndarë një deklaratë zyrtare me vulë dhe me firmën e tij, të cilën mund ta lexoni të plotë më poshtë.

ARQIPESHKVIA METROPOLITANE SHKODËR – PULT
Prot. N. 194/2024
Shkodër, 17/12/2024

DEKLARATË

Zoti Ju dhashtë Paqe.

Sapo u zgova në mëngjes, pas Meshës së Shenjtë, lexova në media që “Kisha Katolike” kishte kritikuar Bashkinë Shkodër dhe Kryetarin e saj për vonesën në vendosjen e parullës me mesazhin e urimit për festën e Krishtlindjes në qendër të qytetit.

Së pari ju bëj me dije se Kisha Katolike në Shkodër përfaqësohet nga Shkëlqësia e Tij Imzot Angelo Massafra dhe jo nga Dom Vlash Palaj, famullitari, i cili ka postuar statusin në media sociale, dhe nga asnjë Meshtar tjetër, pa autorizimin e Arqipeshkvit.

Për këtë arsye: Unë distancohem nga kjo mënyrë veprimi.

Së dyti ndjej një keqardhje të thellë për përdorimin e këtij statusi nga media dhe individë të ndryshëm, për qëllimet e tyre personale apo politike.

Fatkeqësisht përdorimi i këtij statusi nga mediat ka krijuar një atmosferë jo të përshtatshme në prag të festës së Krishtlindjes.

Shfrytëzoj rastin të falenderoj publikisht Bashkinë Shkodër për bashkëpunimin e veçantë për organizimin e Luminit të Martirëve të fesë Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigi Paliq.

Dëshiroj t’ju kujtoj gjithashtu, se në vitet e kaluara parullat me urimin për festat, janë prodhuar dhe vendosur nga vetë Komunitetet Fetare, me një leje të posaçme nga Bashkia. Propozoj që nga viti 2025 e në vazhdim të ndiqet e njëjta praktikë.

Të nderuar, lus dhe uroj që kjo deklaratë të shërbejë për të qetësuar situatën, dhe të vlerësojmë festën e Krishtlindjes për të qenë, siç thotë Papa Françesku “Artizanë të paqes”.

Zoti na bekoftë!

Angelo Massafra OFM
Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, Ambasada Amerikane mesazh direkt për Berishën
Artikull pas: Policia e Shkodrës arreston tek “Prek Cali”, iu gjet “mall” dhe një dorezë metalike gjatë kontrollit

TË FUNDIT

elvis shkambi astrit kalaja 2025
  • Aktualitet

LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja…

ShkodraWeb 10 November, 2025
salianji konference
  • Kryesore

NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë

ShkodraWeb 10 November, 2025
berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025

TË FUNDIT

  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

elvis shkambi astrit kalaja 2025
  • Aktualitet

LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja…

ShkodraWeb 10 November, 2025
salianji konference
  • Kryesore

NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë

ShkodraWeb 10 November, 2025
berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.