Paskal Milo ka bere nje deklarate te forte sot ne emisionin Te Paekspozuarit te Ylli Rakipit. Si ish minister i Jashtem Milo ka deklaruar se ka pasur disa raste kur ambasadoret e akredituar ne Tirane kane bere presione te atilla “aq sa jemi kërcënuar me ndërprerjen e ndihmave dhe mbështetjes”.
“Kemi pasur raste qe jemi ndodhur nën presionin për kërkesa që ata kanë paraqitur te ne, për të mposhtur edhe ndonjë rezistencë që mund të bëhej nga ne, nisur nga mbrojtja sic ne e mendonim.
Ka patur debate të shumta të ndryshme dhe po ju them që në shtator të vitit 1998 pas ngjarjeve të 14 shtatorit qeveria shqiptare dhe drejtësia shqiptare vendosi ti heqë imunitetin Sali Berishës, kreut të PD. Ne në atë kohë jemi ndodhur para një presioni të jashtëzakonshem nga ambasadorët kryesorë për të mos ia hequr imunitetin Sali Berishës dhe aq më tepër për të mos e futur në burg, aq sa jemi kërcënuar me ndërprerjen e ndihmave dhe mbështetjes. Më tepër kanë këmbëngulur dy ambasadorë të kohës, të vendeve anëtare të BE, italian dhe ai gjerman. Ambasadori amerikan nuk ishte në vijën e parë të presioneve sic ishin ambasadorët e vendeve anëtare të BE”.
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!