Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Dëgjoni zërin e asaj dhe askujt tjetër…”, aktori Herion Mustafaraj i përgjigjet akuzave të mbesës së Parashqevi Simakut…

ShkodraWeb 31 December, 2024
IMG_1516

Aktori Herion Mustafaraj i është përgjigjur akuzave të mbesës së Parashqevi Simakut, Ina Simakut, e cila tha se do ta denoncojnë në polici. Vajza e vëllait të Parashqevisë, ka pretenduar se aktori i ka hyrë pa leje në dhomën e hotelit ku po qëndron halla e saj, ka kërcënuar vëllanë dhe ka bërë veprime dashakeqe. Aktori tha për Top Channel se çdokush që kërkon të vërtetën duhet të dëgjojë zërin e saj.

“Nuk e njoh zonjën në fjalë. Nuk merrem me llafe pazari. Kush e nxori do mbajë përgjegjësitë e veta pasi të flasë vetë e zonja e punës. Videon time duke kënduar me Parashqevinë e keni. Ajo është përgjigjja më e saktë. Uroj një vit të mbarë e plot mbarësi për gjithë shqiptarët e për shoqen time të mirë Vivian si dhe bekime familjes së saj që e gjeti pas 15 vitesh duke e kërkuar kudo. Falë këmbënguljes së tyre ajo nuk është më mister. Dëgjoni zërin e saj e të askujt tjetër nëse doni të vërtetën. Respekt e dashuri. Respekt për gjithë ata që e duan dhe e respektojnë për atë që ajo ka lënë në zemrat e gjithësecilit nga ne”, tha aktori për Webin e Top Channel.

Mbesa e ikonës së muzikës, Ina Simaku deklaroi një ditë më parë se do ta denoncojnë në polici për shkak të veprimeve të tij.

“Familja Simaku është e gjitha shumë e shqetësuar nga veprimet pa limit të Herion Mustafaraj! Ai po destabilizon motrën, hallën dhe nënën tonë! Edhe Robert dhe Luka janë në kontakt me Parashqevinë! Ne të gjithë së bashku ja kemi besuar këtë situatë delikate Elton Ilirjanit!

Ai po bën të mundur edhe takimin pas 15 vitesh të Parashqevisë me djalin e saj, Lukën! Herion Mustafaraj rastësisht punon në hotelin ku është strehuar Parashqevia dhe ka bërë disa veprime dashakeqe! Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës!

Ka kërcënuar vëllanë tim Ani Simaku dhe ka folur me Parashqevinë duke gënjyer dhe duke i thënë që do i gjejë Lukën dhe Robertin kur ajo është në kontakt dhe ajo do takohet se shpejti!

Parashqevia është në krizë emocionale dhe nuk është mirë si pasojë e këtij njeriu! Ne e kemi bërë të qartë, Elton Ilirjani ma besimin e familjareve Simaku, Lukës dhe Robertit!

Çdo ndërhyrje tjetër nga ne konsiderohet dashakeqe dhe do denoncojmë në polici! I kërkojmë shtetit shqiptar dhe konsullatës shqiptare në New York të na mbrojë!”, u shpreh mbesa e Parashqevi Simakut një ditë më parë.

Ajo gjithashtu komentoi situatën edhe në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel këtë të martë.

“Më duket e pabesueshme dhe e palogjikshme, kur halla është e dobët, që dikush të ndërhyjë pa takt, pa qenë i ftuar, pa qenë i thirrur në një tavolinë. Nga ajo që më tha vëllai im, ditën e parë që e kam takuar hallën, kam qenë me zonjën Elvira, që e falënderoj për çdo përkujdesje ndaj hallës. Kam qenë duke ngrënë mëngjesin dhe vëllai im pa që zoti Mustafaraj ishte ulur në tavolinë pa pyetur dhe kishte nisur bisedimin me hallën.

Zonja Elvira i kishte thënë që duhej të largohej. Në darkë i kishte rënë derës te dhoma e hallës në hotel, vëllai im e pa te syri magjik dhe nuk e hapi derën. Më duket absurde se si një njeri të futet pa leje…

Ai punon te ky hotel dhe të gjithë që punojnë aty kanë një ‘badge’ që hap çdo derë. Kishte hapur derën e dhomës dhe vëllai im ishte tromaksur dhe Mustafaraj kishte folur direkt me hallën. Babi im mori në telefon dhe dëgjoi zhurmën. Ai foli me babin dhe i kishte thënë të largohej. Vëllai im kishte marrë z. Ilirjani në telefon, i cili kishte kontaktuar me Mustafarajin.

Para 2-3 ditësh, takimi i tretë, që kjo shtoi atë pikën që ka bërë situatën kritike, sepse e dimë që halla në këto momente është e dobët, çdo gjë duhet t’ia themi me kujdes dhe çfarë impakti do ketë në jetën e saj. Te bari i hotelit, Mustafaraj i ishte bashkuar tavolinës dhe i kishte thënë: ‘Mos ki merak se do e takosh burrin dhe djalin’. Kjo gjë i solli hallës një krizë. Në këto situata ajo i beson njerëzve. Është e vërtet që halla do e takojë Lukën dhe Robertin në fillim të janarit, kjo falë zotit Ilirjani. Mustafaraj nuk ka asnjë lloj kontakti”, u shpreh mbesa e Parashqevi Simakut.

Post navigation

Previous: VIDEO – “Ka një vit të tërë për t’u ngjitur”, urimi i kryeministrit për 2025: Çdo vit e ka një ditë të vetme për të zbritur
Next: VIDEO – Atmosfera e ndërrimit të viteve në Shkodër, qytetarët shijojnë koncertin dhe spektaklin e fishekzjarreve

TË FUNDIT

blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
spitali puke

EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës…

ShkodraWeb 17 June, 2026
gjergj lala 2026

Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali…

ShkodraWeb 17 June, 2026

TË FUNDIT

  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
spitali puke

EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës…

ShkodraWeb 17 June, 2026
gjergj lala 2026

Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali…

ShkodraWeb 17 June, 2026
koceku avokat bajraj 2026

“T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,,

ShkodraWeb 17 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.