Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Debitoret me “te vjeter” te energjise jane Kryeministria, PD, PS…

ShkodraWeb 26 July, 2017
Reforma kundër familjeve të varfra që nuk paguajnë dot energjinë elektrike është hedhur në zbatim prej kryeministrisë, e cila edhe vetë nuk e paguan prej vitesh energjinë elektrike që harxhon në zyra!
Këtë fakt, ia kujtoi kryeministrit një punonjës i KESH, në bashkëbisedimin për problemet e barazisë dhe të shembullit që duhet të japë shteti para qytetarëve në zbatimin e ligjit! Është fakt, që kryeministria, dy partitë kryesore politike dhe njësitë e pushtetit vendor, kanë vite që harxhojnë dhe nuk paguajnë energji elektrike!
Kryeministria si seli, ka 7 vite pa paguar energjinë elektrike. Partia Demokratike (pa 3 muajt e çadrës), ka 11 vite pa paguar, ndërsa Partia Socialiste ka 13 vite që nuk paguan energji elektrike. Po kështu, janë 48 bashki të reja, të cilat deri në qershor 2015 ishin 289 ish-komuna dhe bashki të veçanta por tani ta bashkuara, prej 15 vitesh nuk po paguajnë energji elektrike.
Se sa është vlera aktuale ende nuk është bërë një “bilanc” detyrimesh, por kujtojmë që në vitin 2012, ministria e financave nxori një urdhër, për të sekuestruar vlerën 86 milionë euro energji elektrike të konsumuar nga bashkitë e komunat, nëpërmjet ndalimit të vlerave përkatëse në buxhetet e tyre!
Ky urdhër u ekzekutua nëpërmjet Thesarit të Shtetit vetëm për 2-3 bashki që drejtoheshin nga ish-opozita “Rilindje” dhe, prej 5 vitesh u ndal e nuk po zbatohet më, duke thelluar borxhin në arkën e detyrimeve të prapambetura të OSHEE (shtetit). Ndërkohë që përditë “zbulohen”, u ndërpritet energjia elektrike e çohen në pranga familjarë fukarenj, të cilët nuk kanë paguar energjinë elektrike, shteti bën sikur nuk “zbulon” dot 2134 institucionet e shërbimet në vartësi të tij, të cilët prej 10-15 vitesh, harxhojnë energji me kondicionerë për ngrohje e freskim nëpër zyra!/Telegraf

Post navigation

Previous: Video/ Lorik Cana po shijon pushimet me familjen
Next: Një popull që nuk këndon në kor, s’e dëgjon askush!

TË FUNDIT

fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 8 qershor 2026…

ShkodraWeb 8 June, 2026
bashkia vau dejes

VIDEO – Bashkia Vau Dejës vijon investimet në rrugët e brendshme të fshatrave, radha e Shkjezës…

ShkodraWeb 12 May, 2026

TË FUNDIT

  • NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi… 18 June, 2026
  • “Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite 18 June, 2026
  • EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës 18 June, 2026
  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

sonila gruda 2026

NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi…

ShkodraWeb 18 June, 2026
pellumb gjoka sy ecc 2024

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite

ShkodraWeb 18 June, 2026
ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.