Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DEBATI PER PREK CALI/ Cfare kerkonte Mehmet Shehu ne Kelmend…

ShkodraWeb 17 September, 2017
ngjelaprekcali
Injoranca kundrejt trajtimit të historisë është sëmundje e vjetër në Shqipëri. Shiheni sesi po e trajtojnë Prek Calin, një tribun të popullit që ka mbrojtur me gjak në tridhjetë vjetët e parë të Shekullit të XX-të kufirîn e atdheut të vet në Alpet e Shqipërisë kundër serbëve pushtuesë.
Nga ato që po lexoj shoh që ende flasin për partizanë kur vrasja e Prek Calit ka ndodhur pas çlirimit të Shqipërisë nga gjermanët. Ç’hyjnë partizanët këtu, kur nuk ka më gjermanë?
Ja pyetjet që ngrihen për të provuar injorancën:
Ç’janë këta partizanë që shkojnë për të luftuar në Veri, më 15 janar të vitit 1945, kur Shqipëria ishte çliruar që në 29 nëntor të vitit 1944?
Pse ka shkuar Mehmet Shehu në alpet e Veriut me formacion partizan, kur aty kishte vetëm shqiptarë vendas mijravjeçarë, dhe asnjë këmbë të huaji?
Pse, Mehmet Shehu me partizanët e tij, të cilët e kishin mbaruar luftën me gjermanët, do t’iu mësonin malsorëve trima sesi do të qeveriseshin ata në shtëpitë dhe në pronat e tyre shekullore?
Pse, kush doli me faj ndaj historisë, ata që u bashkuan me serbët gjatë Luftës së Dytë Botërore, apo trimat historikë si Prek Cali që mbronîn tokat e tyre prej shekujsh kundër hordhive sllave?
Pse, kush ka gabuar në histori, trimat mëmëdhetarë si Prek Cali dhe qindra heronj dhe dëshmorë të tjerë nga Malësia e Madhe dhe Mirdita që nuk e pranuan stalinizmin dhe titizmin në Shqipëri, apo Mehmet Shehu që i vrau për stalinizmin dhe titizmin këta trima që kishin shekuj që mbronin trojet e tyre nga hordhitë sllave?
Pse, Mehmet Shehu me partizanet e tij, që vrau gjermanë dhe italianë pushtuesë, dhe i vrau vërtet, ka pasur të drejtë që pas lufte, të vriste shqiptarë të ndershëm se ata nuk besonin te doktrina e partisë së tij?
Përgjigjia e këtyre pyetjeve i jep të drejtë morale absolute tribunit të madh shqiptar Prek Cali dhe jo Mehmet Shehut.
Dhe sot e gjithë ditën duhet pyetur: deri kur ne do të vijojmë që të mos e kemi ndjenjën e humanizmit dhe drejtësisë në trajtimin e historisë?
Trajtimi i historisë dhe i figurave historike nuk ka lidhje as me interesin vetjak dhe as me pasionin politik, por vetëm me humanizmin dhe me të vërtetën. /Nga Sartak Ngjela/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: E verteta e “megakorrupsionit” te radareve dhe vizita e Kodhelit tek Tahiri diten e shkarkimit
Artikull pasardhës: Vritet ne stervitje portieri 33- vjecar, autori zhduket pa lene gjurme

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
paulin macaj rrjolli 2026

NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh…

ShkodraWeb 14 February, 2026 0
besmira lekaj 2026

NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…!

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.