Debat i ri per nje teme te vjeter, ate qe e quajme jo pa krenari Gazetari!

Jam nder njerezit qe kam trajtuar me shpesh, publikisht, ne hapesirat qe kam patur, pa shfrytezuar mediat per te te cilat kam punuar shume vite, problemet qe lidhen me gazetarine si zanat, sepse fatkeqesisht profesion nuk eshte akoma. Natyrisht, eshte nje teme e vjeter qe sa here kujtohemi per te, hap debat te ri. Fillimisht ne mes vete atyre qe jo pa krenari, vetequhemi gazetare. Me pas, edhe ne tavolinat me te rendomta te klubeve te periferise por edhe ne terracat luksoze te hoteleve ne qender te qytetit.
Kane kaluar 27 vjet nga ky sistem qe e quajme demokratik dhe po kaq nga ajo qe e quajme te gjithe “gazetari e lire” pas rreth 50 viteve sistem komunist me disa fletushka propagandistike te PPSH-se dhe nje megafon po ne sherbim te saj, sic ishte TVSH. Por perseri, nuk mund te jemi aq krenar sa hiqemi sot. Koleget tane qe kane provuar edhe mediat e para 1990-es, kane pakenaqesi pa fund per imponimin e mungesen e lirise ne te shkruar. Por nje gje nuk e kane vene kurre ne dyshim: Profesionalizmin e kerkuar me ngulm sidomos ne te shkruar por edhe ne te folur, ne radio e televizionin e kohes. Me pak, por natyrisht edhe imazhin, me mundesite qe ka ofruar koha e diktatures. Koleget thone shpesh se pervec nje arsimimi qe kryesisht i perkiste sferes se shkencave sociale e me specifikisht gjuhe- letersise, duheshin kaluar disa filtra deri ne daljen e artikullit ne gazetat e kohes. Pervec trysnise se diktatures, ishte edhe presioni i kolegeve qe nuk ishin te pakte brenda e jashte Shkodres qe lexonin apo degjonin cfare kishe shkruar. Sot, edhe me gazetarine, po ngjet sic edhe me letersine dhe qe here pas here me statuset e zgjuara ne Facebook na e kujtojne miqte e mije Zija Vukaj e Taulant Kopliku. Cdokush shkruan, cdokujt i botohet dhe cdokudh veteshpallet poet e shkrimtar. Sepse me shume nuk degjohet se sa eshte zhdukur “raca” e kritikeve letrare. Ata qe vinin vulen para dhe pasi botohej nje liber.
Ne mediat ku kam punuar pergjate mese 23 viteve, jam ndeshur me gazetare te disa formateve. Te them te verteten, ata qe e meritojne te quhen gazetare, numerohen me gishtat e dores, te jem pak “zemermire”, numerohen me gishtat e dy duarve. Sepse ne media sot punojne individe qe nuk flasin dhe nuk shkruajne dot shqip, qe nuk dallojne ne te shkruar “ll” me “dhe” ose “ç” me “q”. Punojne individe qe nuk dine te bejne nje pyetje logjike apo qe japin brenda pyetjes me shume se gjysmen e pergjigjes, pa i lene mundesi te flase atij qe kane perballe. Quhen “gazetare” sic edhe une, edhe ata qe nuk dine te ndertojne nje lajm ne menyre logjike, nuk dine ku fillon e ku mbaton nje rresht apo paragraf, ku duhet vene pike, presje apo pike- presje. E ne finale, jane ata qe te perplasin ne turi nje diplome gazetarie dhe muhabeti mbyllet aty. Sepse ai eshte gazetar me diplome. Pavaresisht nese flet/shkruan shqip apo jo.
Natyrisht, nuk eshte faji yne, nuk eshte faji i gazetareve. Nuk e besoni, por nuk eshte as faji i drejtoreve e pronareve. Ne finale, nuk eshte as faji i politikes me nderhyrjet e mbajtjen peng per interesa te tyre i mediave, e permes tyre i gazetareve. Pse mediat, gazetaret duhet te jene me te perparuar, me te emancipuar se segmentet e tjera qe perbejne ate qe ne e quajme nga 1990 e ketej si shoqeri kapitaliste?! Pse duhet te jemi me te mire se mjeket, avokatet, kontabilistet, infermieret etj?! Aq me shume, kur keta kane nje mundesi veterregullimi profesional permes shoqatave apo “urdhrave” te njohur nga shteti. Ne nuk e duam. Te pakten nje pjese e madhe e jona- Urdhrin e Gazetarit, ligj i miratuar ne parlament, rregullator i kategorise dhe ure komunikimi e bashkepunimi me segmentet e tjera te shoqerise sone. E ketu futemi ne nje teme shume, shume te vjeter. Une te pakten ka 12 vjet qe e bej publike me cdo mundesi, me cdo hapesire. Ne emer te “lirise se fjales”, “lirise se mendimit”, behemi pjese e nje skeme- katrahure qe mbizoteron mediat. Nuk po flas vetem per Shkodren e Veriun, por per te gjithe Shqiperine. Sespe nuk ka dhe nuk e lene te krijohet nje hierarki vlerash dhe jo te mbetet ne doren e drejtoreve e pronareve per te vleresuar me nje badge individin qe me pas behet gazetar, moderator, prezantues etj. E thashe edhe ne krye te heres, eshte nje teme e vjeter qe rikthen nje debat te ri. Si gjithmone, mirepres cdokend qe ka nje opinion te tijin, edhe te ndryshem totalisht nga une. Ne hapesiren qe une zoteroj, premtoj ti jap te njejten hapesire si vetes. Sepse problemi yne i madh e i vertete eshte se mediat ku punojme, nuk i perdorim asnjehere per te nxjerr ne pah problemet tona. Nuk flas per problemet si “puna e zeze”, orar pa orar dhe anen financiare, sepse tashme na eshte “regjur” lekura dhe durojme. E, qe nuk jane vetem problemet tona ne fakt. Sepse zanati yne ka te beje me njerezit, si nje ure mes tyre dhe mediave qe ne u sherbejme. Me vjen keq qe e quaj zanat, edhe per veten, por me shume per koleget qe bejne perpjekje maksimale te jene profesioniste, per aq sa ja dalin.