
Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së, shprehet se Kryeministri Edi Rama ka një tahma për të marrë çdo gotë e lugë, aq sa edhe Federatën e Futbollit Shqiptar do ta bëjë monopol të PS-së, një lajm ky i cili qarkullon prej kohësh në media. Po ashtu ai ka dhe një këshillë për Lulzim Bashën.
Deklarata
“Edhe Federatën e Futbollit e do të Partisë Socialiste. Këtë tahma për të marrë çdo gotë e lugë sipër tavolinë nuk e kisha parë. Unë dua të them diçka që të shkojë në veshin e Bashës, jo çdo lloj marrëveshje që bëhet shkon në favor të demokracisë. Marrëveshjet midis personave apo partive, bëhen institucione dhe fillon të kaplojë që kanë pavarësinë vetë institucionet.
Basha ka detyrë të gjejë personazhe që të hapë letrat e të dyja palëve dhe jo t’i mbyllë ato. Ajo marrëveshje nuk duhet të zëvendësojë debatin publik e institucionet.”