
Kryeministri Rama ka bere nje paralajmerim te forte, teksa ka folur sot ne turin e llogaridhenies ne Lushnje dhe eshte ndaluar te domosdoshmeria e pjesemarres aktive te shqiptareve ne platformen per shqiperine qe duam, ku te bejne dhe referojne ankesat qe ata kane pa qene nevoja te gjejne e fusin miq.
Ai ka thene se “Kemi kaluar 10 mijë raste ankesash dhe kërkesash dh e gjithë ajo pjesë që lidhet me administratën merr adresimin e menjëhershëm dhe zgjidhet kur i takon individit apo komunitetit”.
Sipas Rames, një pjesë e rasteve lidhen me procese gjyqësore, por administrata ska ndikim tek gjykatat.
“Por kjo është arsyeje pse ne po shtyhemi fort për të bërë reformën në drejtësi, për të pastruar sistemin nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Një pjesë e tyre përjashtohen nga sistemi për shkak të pasurisë. Shumëkush mendon këtu se historia mbaron këtu, por në fakt është rasti të kujtojmë thënien se ‘dardha e ka bishtin pas’. Reforma do merret me të gjithë, politikanë, biznesmenë, pasi sistemi i pastruar i drejtësisë do të merret me të gjithë, si të barabartë para ligjit”, tha Rama.