Drejtoria Arsimore Rajonale e Shkodres mund te kaloje ne Qarkun e Lezhes. Kjo mund te ndodhe pas formatimit te ideuar nga disa dikastere qendrore, pas zvoglimit te numrit te drejtorive rajonale sipas sektoreve. Alarmit i ka rene kryetari i Sindikates se Pavarur te Arsimit per Shkodren, Arian Peraj i cili ka bere edhe nje apel publik ne profilin e tij ne Facebook. Peraj shkruan: “Të nderuar:
-Deputetë të Qarkut Shkoder.
-Drejtues të pushtetit lokal.
-Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër.
-Të gjithë të interesuarve që duan të kontribuojnë për këtë detyrim qytetar.
Duke mos dashur të bëjmë përsëritje por me dëshiren e mirë për të kontribuar aq sa kemi mundësi të gjithë së bashku në zhvillimin e arsimit në rajonin tonë si dhe me pergjegjësinë e përfaqsimit të mësuesave të këtij rajoni, ju bëjmë thirrje të bashkërendojmë të gjithë veprimtarinë në mbrojtjen e historisë së pasur të arsimit në Shkoder, në zhvillimin dhe konsolidimin e kësaj vlere krenare për ne, në një takimi me këtë arsye të organizuar në Shkoder.
Mundësia e kalimit të Drejtorisë Rajonale të Arsimit në qytetin e Lezhës do të ishte një cënim i pafalshëm për historinë e arsimit në Shkoder, një mohim për traditat arsimdashëse të qytetit të dijes dhe të kulturës,dhe një zhvlerësim fyes për kontributin themelues të shkollës shqiptare nga qindra e mijëra mësues shkodranë e më gjërë në historinë e këtij procesi aq të rëndësishëm për një komb.
Ndaj ju ftoj të gjithëve në ditët në vijim në një takim të organizuar nga ne si sindikatë me qëllimin e vetëm për lobimin e të gjithëve që të mbrojmë këtë të drejtë që i takon Shkodres si kryeqendra e arsimit,kultures dhe dijes.
Faleminderit dhe mirënjohje për të gjithë kontribuesit.”. /ShkodraWeb/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!