Sipas exit poll-it të publikuar nga Instituti PIPO në Kosovë Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 41.8 përqind, PDK me 16.5 përqind, LDK 15.2 përqind, AAK 7.2 përqind dhe Nisma 2.6 përqind, njofton Klan Kosova.
Sipas kësaj përqindje, PIPO ka nxjerr edhe numrin e ulëseve që do ta kenë partitë politike. Është LVV që do të ketë 52 ulëse, PDK 20 ulëse, LDK 19 ulëse, AAK nëntë ulëse dhe komunitetet 20 ulëse.
1. Vetëvendosje me 41.8 %
2. PDK me 16.5 %
3. LDK me 15.2 %
4. AAK me 7.2 %
5. Nisma me 2.6 %
6. Komunitetet pakicë me 16.7 %
Edhe sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting VV kryeson me 47,9% me pas renditet Partia Demokratike e Kosovës 17,7%, Lidhja Demokratike e Kosovës 14,6%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6,6%, Nisma Socialdemokrate 2,7 % dhe partitë jo shumicë 10,2%, kurse të tjera 0.3%.
KQZ tha se pjesemarrja ne votime ishte 46%. Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë.
Në 38 komunat e Kosovës, qytetarët mundën të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotimet. Ata mund të votojnë në 888 qendra të votimit, që kanë 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës.