Dalin rezultatet e para, shqiptarët mbështesin kandidatin e mazhorancës në garën për president në Maqedoninë e Veriut…

Dalin rezultatet e para nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni për zgjedhjet Presidenciale. Nga kutitë e para të hapura në nivel kombëtar kryeson Stevo Pendarovski me 64% kundrejt kandidates së opozitës Gordana Siljanovska me 32%.

Maqedonia e Veriut votoi sot për Presidentin e ardhshëm të vendit. Në garë janë dy kandidatë, Stevo Pendarovski, i partive në pushtet të udhëhequr nga social-demokrati, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO DPMNE-së, që drejtohet nga Hristijan Mickovski.

Votimet u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe u mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes. Të drejtën e votës e kishin rreth 1.8 milionë persona në 3512 vendvotime. Zgjedhjet janë të vlefshme, pasi u arrit pragu mbi 40%. Pas mbylljes së votimeve ka nisur numërimi, ndërsa nga rezultatet e para kryeson Stevo Pendarovski.

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

Asambleja e PS-së për zgjedhjen e kandidatit për kryetar bashkie, përfundon në sherr dhe grushte…

Përzgjedhja...

FOTOLAJM/ Humbi finalen e volejbollit por fitoi “finalen” e parë të rëndësishme të jetës private…

Pasditen...

PERSONAZH/ Serafin Fanko, nga piano tek piktura e kërcimi, rrugëtimi artistik drejt regjisë…(foto)

Serafin...

Close