ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Dalin në qarkullim prerjet e reja 100 dhe 200 euro, praktikisht janë të pafalsifikueshme- detajet…

Nga kjo e martë Banka Qëndrore Europiane ka nxjerrë në qarkullim prerejt e reja të monedhës euro. Kartmonedhat e reja 100 dhe 200 euro tashmë kanë një siguri maksimale për të mos u falsifikuar dhe janë më praktike edhe në përdorim. Dy prerjet e reja janë në përmasa më të vogla krahasuar me modelet e vjetra të të njëjtit lloj.

Banka Qëndrore Europiane ka vendosur që gjatësia dhe gjerësia e karmonedhave të jenë të njëjta si ajo prej 50 eurosh. Modelet e reja kanë kaluar provën e ujit, të lavatrices dhe hekurosjes duke treguar se në asnjërën prej rasteve nuk mund të dëmtohen. kartmonedhat kanë një holografi speciale me simbolin e euros që nën efektin e dritës ndryshon ngjyrën nga jeshile smeraldi në blu të thellë. Në këtë mënyrë sipas ekspertëve është e pamundur ndërhyrja e falsifikatorëve.

Sipas Bankës Qëndrore Europiane, pavarësisht futjes në përdorim të transaksioneve dixhitale, risitë në karmonedha kanë shumë rëndësi. Në fakt statistikat europiane tregojnë se krahasuar me pritjet numri i kartmonedhave shtohet cdo vit me 4%. Vetëm prerja prej 100 eurosh është kartmonedha e dytë më e përdorur. Në fund të muajit qershor të 2018-ës ishin në qarkullim sipas BQE 2,7 miliardë prerje, apo 200 milionë më shumë se prerja më e përdorshme prej 10 eurosh.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.