Skip to content
14 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

ÇUDIRA SHQIPTARE/ Prokurorit Gina i falin 35 mijë €, Rovena Gashit një shtëpi

ShkodraWeb 15 March, 2018
gashiGina

Ndryshe nga familjet e zakonshme shqiptare, të cilat duhet të kursejnë rreth 20 vjet për të blerë një apartament, njerëzit e drejtësisë i blejnë apartamentet me një lehtësi të habitshme.  Shqiptarja.com sjell të dhëna ekskluzive rreth pasurisë së çiftit të prokurorëve, Dritan Gina dhe Rovena Gashi, të përfolur muajit e fundit për përplasjet me kryeprokuroren Arta Markun, por edhe me Ambasadën Amerikane, e cila nuk e lejon zonjën Gashi që të shkelë në tokën amerikane.

Prokurori Dritan Gina, i cili në fillim të muajit janar u shkarkuar nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, deklaron se, në vitin 2011 ka blerë një apartament me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 80 mijë euro.

Prokurori Gina thotë se për të mundësuar blerjen e këtij apartamenti ka marrë një kredi me vlerë 45 mijë euro, ndërsa 35 mijë euro i kanë bërë dhuratë. Gina thotë se detajet e dhuratës 35 mijë euro gjenden në faqen 6 të deklaratës së pasurisë së vitin 2011. Shqiptarja.com disponon këtë deklaratë, por faqja gjashtë është hequr.

Rovena Gashit i falin një shtëpi 

Nëse Dritan Gina thotë se i kanë bërë 35 mijë euro dhuratë, bashkëshortja e tij, Rovena Gashi pohon se i kanë falur një shtëpi. Ish-drejtoresha e Sektorit të Dekriminalizimit dhe e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, të cilës Ambasada Amerikane i refuzoi vizën për të udhëtuar drejt SHBA, deklaron se në vitin 2013 babai i ka dhuruar një apartament banimi me sipërfaqe 137 m2, me pjesë 50 %. Prokurorja Gashi që u shkarkuar nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, si drejtore e Sektorit të Dekriminalizimit, ka aplikuar për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Zonja Gashi, për vite me radhë, si pasuri deklaron vetëm pagën dhe një makinë Fiat Punto, por në vitin 2013, babai i bën dhuratë një apartament, vlera e të cilit nuk pasqyrohet në deklaratën e pasurisë. Referuar deklaratave të pasurisë që disponon Shqiptarja.com, apartamenti përbëhet nga dy dhoma, një kuzhinë, një dhomë ndenje, dy korridore, dy tualete dhe dy ballkone. Gashi thotë se babai i saj e ka poseduar këtë pronë që prej vitit 2004.

Pasuria vit pas viti 

Në deklaratën e parë të pasurisë, në vitin 2004, Rovena Gashi deklaron vetëm pagën si prokurore 772 608 lekë. Vetëm pagën deklaron edhe në 2006 dhe 2007, ndërsa në 2005, deklaron 500 mijë lekë kursime dhe një makinë Fiat Punto me vlerë 800 mijë lekë të vjetra. Edhe në vitet në vijim, zonja deklaron kursime modeste dhe pagën. Në vitin 2010, merr një kredi 12 mijë euro për të blerë një makinë.

Në vitin 2012, zonja Gashi blen një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës, për të cilin thotë se për të blerë një pasuri të tillë, ka marrë një kredi, me vlerë 45 mijë euro. Po gjatë këtij viti, zonja thotë se ka marrë një kredi 59 999 lekë për blerjen e një televizori, 59 999 lekë, e makës Philips 32’’

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: FOTO/ Këngëtarja e njohur shqiptare tregon surprizën e radhës
Artikull pas: E bija helmoi vjehrrën, flet babai: Kur u kthye në shtëpi pas ngjarjes…

TË FUNDIT

IMG_3775
  • Aktualitet

Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

ShkodraWeb 14 June, 2025
pellumb pellumbi 1990
  • Aktualitet

FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran…

ShkodraWeb 14 June, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja

ShkodraWeb 14 June, 2025

TË FUNDIT

  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona 14 June, 2025
  • EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti 14 June, 2025
  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • VIDEO – Ndërhyrjet në zonën turistike, kryebashkiaku Beci dhe ministrja Kumbaro inspektim në Velipojë 13 June, 2025
  • EMRI+FOTO – Ishte në një varrim në Malësinë e Madhe, 4 ditë pa asnjë lajm për të moshuarin, djali jep alarmin 13 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata” në Shkodër, kapen dhe asgjesohen mbi 12.500 rrënjë kanabis, procedohet inxhinieri i pyjeve 13 June, 2025
  • “Një tjetër faqe e artë…”, Benet Beci uron mirëmëngjes me kampionët e Vllaznisë në atletikë… 13 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

IMG_3775
  • Aktualitet

Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

ShkodraWeb 14 June, 2025
IMG_3773
  • Anëmbanë

EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti

ShkodraWeb 14 June, 2025
pellumb pellumbi 1990
  • Aktualitet

FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran…

ShkodraWeb 14 June, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja

ShkodraWeb 14 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.