
Jualian Ahmataj mori drejtimin e Kamzës në një moment të vështirë pas largimit të Ramadanit duke i siguruar atyre qëndrimin në Superligë. Gjithsesi 2 ditë pas arritjes së objektivit ku padyshim Ahmataj ka një meritë të madhe, klubi i Kamzës me anë të një postimi në rrjetet sociale ka befasuar jo pak, duke njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit më trajnerin.
Statusi i Kamzës
Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Julian Ahmataj.
Duke e falënderuar për gjithçka ai zhvilloi me skuadrën tonë duke realizuar objektivin, i urojme suksese në karrierën e tij.
KF Kamza