
Në pak orë, në rrugët t Shkodrës janë regjistruar 3 aksidente me po kaq të plagosur. Aksidenti i parë është verifikuar në lagjen “Skenderbeg”, i dyti në hyrje të qytetit në lagjen “Liria”, ndërsa i treti në Stajka të Vau- Dejësit. Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Më poshtë, njoftimet e policisë për 3 aksidentet që kanë ndodhur brenda pak orëve në Shkodër.
“Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin Z.H., vjeç 33, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Skenderbeg”, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka aksidentuar motoçiklistin Gj.N., vjeç 50, banues në fshatin Juban, Shkodër, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290/1 i Kodit Penal.
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen E.M., vjeçe 31, banuese në fshatin Berdicë e Mesme, pasi dyshohet se në lagjen “Liria”, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar biçiklistin R.K., vjeç 74, banues në Shkodër, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin D.H., vjeç 79, banuese në fshatin Stajka, Vau i Dejës, pasi dyshohet se në Stajka, Vau i Dejës, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”, pa targë, është përplasur me mjetin tip “Daimler Chrysler” me drejtues shtetasin F.D., vjeç 23, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit D.H., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë Shkodër. ©ShkodraWeb
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!