Drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka bërë një thirrje për qytetarët e Prishtinës. Duke u bazuar në nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet, ai ka kërkuar që qytetarët mos dalin nga shtëpitë e tyre e madje as t’i hapin dritaret për ajrosje.
“Sonte qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave”, ka shkruar Ramadani në Facebook, raporton Koha.net.
Sipas matësve të cilësisë së ajrit në Prishtinë, të vendosur nga Ambasada Amerikane, del se në këto momente, cilësia e ajrit është në nivelin e 194 PM-ve, që konsiderohet ajër i pashëndetshëm.