
Shkruan ne Facebook ish- nenkryetari i PD Astrit Patozi:
ÇOJE PD-në TEK CHECK UP-i i RAMËS
I dashur Lulzim,
Ka vetëm një mënyrë për të dalë me sukses kjo analiza, që ke shpallur se po bëhet në Partinë Demokratike, pas fitoreve të njëpasnjëshme në zgjedhje.
Jepja më mirë ta bëjë Vilma Nushi, e cila ka marrë konçensionin e “check up-it”.
E para, ta bën shpejt, e dyta, ta bën falas, e treta, ta nxjerr si ta duash vetë, por më kryesorja është se ta njeh edhe qeveria.