Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Çmimet për të gjithë Shqipërinë, ja sa do të bëhet taksa e pronës…

ShkodraWeb 18 February, 2018
taksaProna00

Taksa e re e pronës nis zbatimin nga 1 prilli për të gjitha qytetet e vendit. Kush banon në apartamentet ekzistuese të ngritura para ’93, do të paguajë 30 për qind taksë më pak se pallatet e tjera. Qeveria përfundoi projektvendimin për llogaritjen e taksës mbi çmimet e shtëpive sipas vlerës së tregut.

PALLATET PARA ‘93

Për apartamentet e ndërtuara para 93, mbi të cilat nuk është kryer asnjë transaksion, vlera e taksës do të llogaritet mbi 70 për qind të çmimit të shtëpisë. Për apartamentet e ndërtuara pas vitit 1993, taksa do të llogaritet për të gjithë sipërfaqen që shfrytëzohet për banim. Diferencimi do të jetë vetëm për apartamentet e privatizuara para ’93, në rast se nuk është shitur apo blerë, pra, nuk është kryer asnjë transaksion. Gazeta boton të plota tabelat me vlerën e taksës, që do të paguhet për të gjitha qytetet e vendit, për të dyja kategoritë.

SA DO TË PAGUAJNË RRETHET

Baza e llogaritjes së taksës së re do të jetë vlera e shtëpisë. Vlera e shtëpisë do të llogaritet me çmimet fiskale referencë për metër katror, që përdorin Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Çdo qytetar mund të bëjë llogaritjet me të dhënat e tabelës, duke llogaritur vlerës e shtëpisë mbi çmimet fiskale dhe taksën 0,05 për qind. Referuar tabelës, çmimi mesatar fiskal për Tiranën është 89,137 lekë/m2. Vlera e një shtëpie me sipërfaqe 100 m2 është 8,913,700 lekë. Taksa për apartamentet e privatizuara, e llogaritur për 70 për qind të vlerës, do të jetë 3119 lekë. Për një familje që jeton në qytetin e Durrësit, në një shtëpi me sipërfaqe 100 m2, vlera e shtëpisë llogaritet 6,750,000 lekë.

Çmimi fiskal për këtë qytet është 67,500 lekë/m2. Taksa do të jetë sa 0,05% e vlerës së shtëpisë, pra, 3375 lekë. Por, në rast se qytetarët kanë në pronësi një shtëpi, të cilën e privatizuan me ligjin nr.7652, datë 23.12.1992, taksa llogaritet për 70 për qind të çmimit të shtëpisë.

Në këtë rast, për familjen që jeton në Durrës, taksa vjetore do të jetë 2362 lekë në vit. Qyteti i Durrësit renditet i dyti pas Tiranës, që do të ketë vlerën më të lartë të taksës, kjo për shkak të çmimit të lartë fiskal që ka ky qytet.

Në qytetin e Elbasanit, çmimi referencë i miratuar nga qeveria është 50,300 lekë/ m2. Çmimi i shtëpisë, 5,030,000 lekë. Për shtëpitë e privatizuara, taksa do të jetë 1760 lekë në vit, kurse për shtëpitë pas 1993, taksa do të jetë 2515 lekë në vit. Për qytetin e Fierit, vlera e shtëpisë do të llogaritet me çmimin fiskal që është 53,100 lekë/m2. Vlera e shtëpisë me sipërfaqe 100m2 është 5,310,000 lekë. Taksa për shtëpitë para 93 është 1858 lekë, kurse pas këtij viti është 2655 lekë. /panorama.com.al/

Post navigation

Previous: ZBULOHEN DOKUMENTET/ A po fshin Rama me teatrin gjurmët e krimit të vet?
Next: MOTI/ Sonte rikthehen rreshjet e shiut, nesër borë në Veri dhe Verilindje

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.