ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Çmenduri! E pe? E pabesueshme”, SMS-të mes Ramës dhe ambasadorit të BE- flasin për zgjedhjet, Bashën dhe…

Ka qenë vetëm një moment pakujdesie që ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka hapur telefonin gjatë një ceremonie me rastin e publikimit të Raportit të Progresit, por pa dashje ka zbuluar edhe një pjesë nga bisedat e tij me kryeministrin Edi Rama.

Ekrani i telefonit të diplomatit italian është i mbushur me mesazhe dhe sinjalizime, por ai zgjedh të shohë çfarë shkruan në whatsApp kreu i qeverisë shqiptare.

Pamjet janë publikuar nga ABC News, ku është mundur të deshifrohet një pjesë e komunikimit mes Ramës dhe ambasadorit Soreca.

Bëhet fjalë për një bisedë të zhvilluar pak ditë më parë dhe është Rama ai që i dërgon një raport të situatës nga i cili zbulohet një fjali ku thuhet se:

“Basha do të humbiste mbështetjen e ndjekësve të tij më të fortë”.

Më pas Rama përmend kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu që nuk kuptohet ku ka kërkuar të shtyhen zgjedhjet lokale me 6 muaj.

Mesazhi i Ramës: Mediu u ndal në lidhjet ndërmjet Ramës dhe krimit të organizuar dhe korrupsionit: e vetmja mënyrë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme ishte që të shtynin zgjedhjet (me gjashtë muaj) dhe të fokusoheshin në Kushtetutë.

Soreca: Çmenduri!

Rama: E pe?

Soreca: Po, e pabesueshme!

Në telefonin e këtij të fundit më pas është një mesazh i ditës së mërkurë ku ai e uron Ramën për vendimin e Komisionit Evropian që rekomandoi çeljen e negociatave.

I gjithë ky komunikim, ndonëse vetëm një pjesë mjaft e vogël, tregon se çfarë ndodh në prapaskenën e krizës politike, ku janë të përfshirë politikanë dhe ambasadorë.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.