Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Civilistët” e shoqërisë civile shqiptare!

ShkodraWeb 2 April, 2018
perajGjikondi

Nga Arian PERAJ

E ashtëquajtura “shoqëri civile” në Shqipëri është e formuar nga këta individë :

A. Elemente të cilët nuk kanë zënë vend në asnjë forcë politike sepse kanë probleme edhe me veten e tyre.

B.Elemente të paguar nga institucionet nderkombëtare me taksat e taksapaguesve evropianë.

C. Elemente të infiltruar nga e majta shqiptare për të kontrolluar çdo frymë qytetare dhe progresiste.

Të gjitha këto fasha të shoqërisë civile i bashkon një motiv, mashtrimi recidiv me pavarësinë e tyre nga e majta dhe shuarja e çdo proteste civile, kur e majta është në pushtet apo kur lufta brenda së majtës ka nevojë për “valvul shfryerjeje”.

Le të kujtojmë pak disa raste më pikante.

– Lufta e Edi Ramës ndaj Fatos Nanos duke përdorur si “çerr”, “civilistin” Veliaj. Shpërblimi ndaj këtij të fundit u pa qartë.

– Protesta për “armët kimike”, për të mos mbajtur fjalën që iu dha Rama nderkombëtarëve duke përdorur “shoqërinë civile” si shkak kundershtie. Të mos harrojmë se kjo ndodhi 3 muaj pas marrjes së pushtetit dhe pas kësaj e majta “fitoi bindshëm” të gjitha zgjedhjet e rradhës.

– Protesta për mosprishjen e Parkut të Liqenit, ku “kokoshi u kthye në një thelë”, pasi “civilistët” pasi përfituan bonuset e premtuara, u terhoqën dhe të gjithë e shikojmë fatin e Parkut të Liqenit !

– Kjo e fundit, për të liruar nga Drejtoria e Policisë të arrestuarit për protesten e Rrugës së Kombit.

Të mjerë “civilistë”, por peng të “Akademisë majtisto-sorosiane”, tashmë jeni të lexueshëm lehtë.
Siç duket Rama, për të shuar protestën që po i shpërthen në çdo kënd të vendit, do të tërhiqet duke i liruar të arrestuarit e mbrëmshëm, duke anashkaluar dhe sfomuar aksionin opozitar për të bërë me këtë rast protagonistë “të tijtë” që gjithmonë reagojnë me telekomandën e tij.

Jo, jo “civilistë të Ramës”, Ramen do ta rrëzojë populli opozitar, opozita e bashkuar, njerëzit patriotë të këtij kombi, ndersa ju vemje do vazhdoni të zhgërryheni në “jargët e Ramës”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Zgjedhjet e paregjistruara, Shulku: Gjyqtarja ka vërejtur mangësi, nuk cënohet legjitimiteti
Artikull pasardhës: Shkrimtari i njohur në protestën para DVP Tiranë, Doçi: Ça asht kjo urrejtje me nda jug e veri…

TË FUNDIT

enea karakaci ps 2026

JO VETËM PROFIL – Enea Karakaçi, një teknicien si drejtues politik i PS- së për qarkun e Shkodrës për përmbysjen…

ShkodraWeb 22 March, 2026 0
benet beci turizmi

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025 0
fatlum nurja trafiku 2025

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025 0

TË FUNDIT

  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
  • Kamionistët e Malit të Zi sërish protestë 3- ditore, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria 13 April, 2026
  • Policia e Shkodrës procedon penalisht 6 tifozë të Teutës, dëmtuan stolat dhe i hodhën në fushën e “Loro Boriçi” 13 April, 2026
  • VIDEO – Zëvendëskryeministrja Koçiu inspekton punimet, rruga Zogaj- Shirokë drejt përfundimit… 13 April, 2026
  • NGA GJERGJ LEKA – Koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit, “Bilbilat…” spektakël magjik 13 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 prill 2026… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.