Cilësohet si femra më e bukur në politikë, ja si reagon Grida Duma: Më pëlqen por…

Loading...

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin“Shiko kush luan”, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka zgjedhur të luajë për skuadrën e kuqe, ndryshe nga ç’mund ta prisnin të gjithë për atë blu. Arsyeja që ajo ka zgjedhur të kuqen është për shkak të aktorit Florjan Binaj, i cili e ka surprizuar gjithmonë.

Grida i është përgjigjur pyetjeve të Luanës brenda një kohe të caktuar. Mes shumë pyetjeve, Luana i drejtoi dhe disa “pikante”. Ajo e pyeti deputeten, nëse e pëlqen kur e komplimentojnë për bukurinë në politikë ose jo.

“Më pëlqen kur më komplimentojnë për bukurinë në politikë, por jo kur më thonë më pas atë frazën “ je vetëm e bukur dhe kaq”, u përgjigj Grida Duma.

Nga ana tjetër ajo tregoi një sekret për djalin e saj, që si çdo mama dhe ajo ka ëndrra për fëmijën e vetë.

“Kam filluar të mendoj që tani për të ardhmen e djalit. Unë dëshiroj që ai të studiojë ligj pasi ka aftësi shumë të mirë për të spekuluar. Mirëpo atij i është ngulitur dëshira për akademinë ushtarake”, rrëfen deputetja.

Loading...