Skip to content
23 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport

Cilat janë ofertat për sulmuesin shkodran, Eraldo Çinari thuajse i larguar nga “të kuqtë”…

ShkodraWeb 2 years ago

Eraldo Çinari mund të quhet i larguar nga Partizani në sezonin e ardhshëm. Bomberi shkodran, 24 vjeç, nuk po rinovon me të kuqtë dhe “Panorama Sport” zbulon dy ekipet turke që duan shërbimet e mëngjarashit në verë.

Bëhet fjalë për Antaliasporin dhe Koniasporin. Të dyja skuadrat kanë shfaqur interes për sulmuesin dhe kanë bërë ofertat e tyre për Çinarin.

SKENARËT – Edhe vetë Çinari është pro një kalimi në një kampionat si ai turk dhe në merkaton e verës, pritet të nënshkruajë me një nga dy skuadrat. Në rast se Çinari firmos me Antaliasporin, do të ishte pasuesi i sulmuesit të njohur gjerman, Lukas Podolski. Edhe 35- vjeçarit i skadon kontrata me ekipin turk dhe do të largohet në verë. Gjithashtu, Çinari do të gjente te Antaliaspor një tjetër shqiptar, fantazistin Omar Imeri.

Aktualisht, Antaliaspor renditet në vendin e 12- të në kampionatin turk. Në rast se Çinari firmos për ekipin tjetër që dëshiron shërbimet e tij, Koniaspor, do t’u bashkohej tre shqiptarëve: Bytyqit, Dacit dhe sulmuesit të Kombëtares, Sokol Cikalleshit. Ekipi i Koniasporit renditet në vendin e 11-të në elitën e futbollit turk, një pozitë më lart se Antaliaspori.

HISTORIKU – Çinari ka tentuar dhe para tri vitesh që të transferohet në një kampionat jashtë Shqipërisë. Pasi shkëlqeu te Vllaznia, asokohe 21-vjeç, Çinari nënshkroi me ekipin e Alaveshit në Spanjë, për t’u larguar më pas tek ekipi kroat i Istras. Të gjitha këto lëvizje në verë të 2018-ës ishin të parregullta dhe Vllaznia nuk e lëshoi kartonin e sulmuesit, pasi nuk kishte marrë paratë.

Si pasojë, Çinari u transferua te Partizani, duke nënshkruar për tri vite. Për këto parregullsi, Çinari u pezullua edhe me 4 muaj mungesë aktiviteti. Por, pas shlyerjes së dënimit, Çinari u rikthye për “demat” pikërisht për derbin më të fundit kundër Tiranës, ku arriti të shënonte golin e vetëm dhe të fitores për të kuqtë, në minutën e 83-të.

Përveç Çinarit, dy oferta në tavolinë ka dhe sulmuesi tjetër i Partizanit, Jasir Asani. Me shumë gjasa, të dy këta futbollistë do të largohen sezonin e ardhshëm.

Continue Reading

LAJM PARA: Policia vë në pranga 40 vjeçarin nga Kosmaçi i Shkodrës, kontrolli në serën në pronësi të tij zbuloi bimë të dyshuara….
LAJM PAS: “Do të jemi zëri i tyre në Ndryshimin e madh që po vjen me 25 prill”, Bardh Spahia takim me banorë të Shoshit

TË FUNDIT

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • Aktualitet

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…

8 hours ago
BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • Aktualitet

BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…

11 hours ago
FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…
  • Kryesore

FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…

12 hours ago

TË FUNDIT

  • “Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…
  • VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…
  • Izet Haxhia bën rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë, u dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit
  • “Motivim i veçantë biseda me njerëzit e punës në fshat”, Benet Beci takim me fermerë e blegtorë në Stom Golem

TË FUNDIT

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • Aktualitet

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…

8 hours ago
BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • Aktualitet

BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…

11 hours ago
FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…
  • Kryesore

FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…

12 hours ago
VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…
  • Aktualitet

VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…

15 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.