Çifti i të moshuarëve shqiptarë shpallen në kërkim në SHBA, përvetësuan 32 mijë dollarë…(emrat)

Loading...

Një çift të moshuarish shqiptarë janë shpallur në kërkim nga policia në SHBA. Ata janë Palë dhe Katrine Kronaj, 84 dhe 74 vjeç. Mediat lokale në Amerikë shkruajnë se çifti shqiptar ka udhëtuar posaçërisht nga Shqipëria për të marrë përfitimet e paligjshme që kapin shifrën e më shumë se 32 mijë dollarë, përmes fondeve publike të ndihmës sociale. Dëmi që i është shkaktuar shtetit të Orange County më shumë se 275,000 dollarë. Nën akuzë për këtë aferë janë 25 persona. Sa i përket çiftit shqiptar nuk dihet vendndodhja e tij.

Loading...