Skip to content
13 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

CHAMPIONS LEAGUE/ Shaktar mund Romën me përmbysje, United dhe Sevilia e mbyllin në “paqe”

ShkodraWeb 21 February, 2018
romaShaktar2018

Roma është dorëzuar përballë ukrainasve të Shakhtar Donetsk në takimin e parë të 1/8-ave të finaleve të Champions League, edhe pse u duk se transferta do të fliste me nota pozitive për verdhekuqtë.

Italianët kaluan të parët në avantazh në fundin e pjesës së parë, falë një goli të turkut Under, por ukrainasit nga Donetsku do të përmbysnin rezultatin në pjesën e dytë, me autorë golash Ferreyra dhe Fred, ndonëse krijuan shumë raste të pastra për ta thelluar edhe më tej rezultatin, por nuk ia dolën dot përballë mrekullive të portierit roman, Alisson.

Megjithatë, goli i shënuar në fushë kundërshtare i mban ende të hapura shpresat e Romës për një kualifikim të mundshëm në çerekfinalet e Championsit, por për këtë do të duhet të vuajnë disi në “Olimpico” të kryeqytetit italian, kur të luhet ndeshja e kthimit pas dy javësh.

Në ndeshjen tjetër të Champions League për mbrëmjen e sotme nuk ka shumë histori. Manchester United s’shkoi më shumë se një barazim 0:0 ndaj Seviljes në shtëpinë e këtyre të fundit. Vendasit ishin më kërkues për të gjetur rrugën e rrjetës por De Gea ishte i pakalueshëm./supersport/

Post navigation

Previous: Aksidenti në Velipojë, flet eksperti: E turpshme të fajësohen viktimat, ekspertiza është devijuar, pra e gabuar
Next: Zhgënjimi i ambasadës amerikane për “presidentin e Ramës”, reagon Manjani: Ka plot zhgënjime të pa thëna…

TË FUNDIT

vllaznia malisheva 2026

VIDEO – Vllaznia fiton me përmbysje derbin shqiptar në Conference League, Brdariç rikthehet me humbje në Shkodër

ShkodraWeb 9 July, 2026
infantino ceferin 2026

“E pajustifikueshme, u shkel vija e kuqe”, ndizet Botërori, UEFA sulmon FIFA-n për anulimin e kartonit të kuq

ShkodraWeb 6 July, 2026
Komiteti-Ekzekutiv-23-Qershor-2026-fshf

ZYRTARE – FSHF ndryshon formatin e Abissnet Superiore, ja si do të shpallet ekipi kampion këtë sezon…

ShkodraWeb 23 June, 2026

TË FUNDIT

  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.