CHAMPIONS LEAGUE/ Në Madrid nuk ka fitues, por kualifiohet Reali…si gjithmonë

Reali i Madridit ia doli të kualifikohej në finalen e Champions League, pas një ndeshje të dytë dramatike në Santiago Bernabeu, të mbyllur në shifrat e barabarta 2-2, por që i shërbeu rezultati 1-2 në ndeshjen e parë.

Ishte Kimish që zhbllokoi shifrat që në minutën e tretë, por Benzema barazoi në minutën e 11-të. Pjesa e dytë nisi që në sekondat e para me golin e dytë të Bezemasë, pas një gafe fatale të portierit Ulraish. Hames rindezi shpresat për Bajernin, pas golit të barazimit në minutën e 63-të, por vetëm kaq, pasi ishte portieri Navas ai që shpëtoi në aq shumë raste ekipin madrilen.


Me rezultat të përgjithshëm 4-3, Reali kualifikohet në finale, dhe pret çiftin tjetër Liverpul-Roma.