CHAMPIONS LEAGUE/ Dalin formacionet e Real dhe Bajern për gjysëmfinalen e luksit

Luhet në Santiago Bernabeu të Spanjës, gjysmëfinalja e kthimit në Champions League, mes Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut. Ekipi i Zidan, me fitoren 1-2 të arritur në ndeshjen e parë në transfertë, dëshiron të mos vërë në diskutim kualifikimin, duke prekur kështu finalen e madhe. Nga ana tjetër, bavarezët me kampionatin e fituar, nuk kanë asgjë për të humbur, dhe kërkojnë përmbysjen e madhe, edhe pse me shumë mungesa.