Skip to content
17 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

ÇFARË THA TEK HOXHA/ Rrëfehet Olti: Për të helmuar nënën time Marjana u konsultua me…..

ShkodraWeb 15 March, 2018
oltiLamiCiftNena

Prej gati një viti nëna e tij treten nën dhe, babai është në burg, ish-bashkëshortja po ashtu, ndërsa një fëmijë pret të marrë atësinë. Olti Lamit i është përmbysur bota mbi shpinë që kur ka parë videon e hoxhës, ku ish-nusja e tij pranonte të kishte vrarë vjehrrën. Në një rrëfim ekskluziv i riu thotë se kishte pasur dyshime tek nusja e tij edhe pas varrimit të nënës. Sjelljet e Marjanës dhe disa shenja në trupin e saj e kanë bërë të riun të dyshonte.

“Mami kishte shenjën e kafshimit në fytyrë dhe gërricje me thonj në pjesën e buzës. Një ditë pas varrimit të saj (Marjana) më tha mua do vish pak tek dhoma se kam frikë për tu ndërruar. Po mirë thashë, po vi me ty dhe kur hoqi bluzën i pashë disa shenja të zeza në krah. E pyeta se ku i kishte bërë ato shenja dhe më tha që ia kishin bërë gratë ditën e varrimit, duke i thënë të mos qante…Ajo domethënë nuk ka qarë fare atë ditë vetëm se rrinte me kokën ulur dhe aty më hipën shumë dyshimet që kjo ka gisht në këtë pjesë”,- thotë Olti.

Dyshimet e tij u konfirmuan pas pesë ditësh kur nga morgu iu mbërrin dokumenti se 48-vjeçarja Lirije Lami ishte vrarë. Menjëherë pas këtij lajmi nusja largohet nga shtëpia.

Dyshimet se nusja mund t’i kishte vrarë nënën e shqetësonin shumë Oltin dhe shkoi tek hoxhë Hyseni për të kërkuar ndihmë, por në vend të qetësisë shpirtërore ai mësoi të vërtetën e tmerrshme që Marjana ishte vrasësja dhe se për këtë krim ishte konsultuar me dy familjarët e saj.

“Ndodheshe me fytyrë komplet, ishte ulur në një divan dhe tregonte komplet ngjarjen se si e mbyti. Thoshte që e thirra hajde futu brenda tek shtëpia dhe i dhashë një lëng portokalli. I thashë merre këtë lëngun se na e ka dhënë një hoxhë për të na bo mirë të gjithëve, e kemi pi të gjithë, pije dhe ti, por ka pak erë të rëndë, por këtë e kemi pirë të gjithë ne. Dhe mami siç thoshte ajo, kishte thënë po mirë do e pi edhe unë që të na bëjë mirë të gjithëve“,- tregon i riu.

Sipas rrëfimit që hoxha i ka treguar Olsit, Marjana vendimin për të helmuar vjehrrën nuk e ka marrë vetëm. “Kam pyetur mamin dhe vëllain tim, se nuk mund ta merrja një vendim të tillë pa pyetur familjen time”,- mësohet t’i ketë thënë ajo hoxhës.

E për të shuar zhurmën e vrasjes së vjehrrës Marjana inskenoi edhe një tentativë vetëvrasjeje.
“Po të merrte vesh Olti që unë kam bërë tentativë vetëvrasje do ta hiqnim vëmendjen nga gjithë pjesa tjetër. Këtë thoshte dhe do e mbaj vetëm tek unë, që ta harrojmë këtë pjesën e vrasjes”,- shton Olti duke iu referuar videos 72 minutëshe që ka parë tek hoxhë Hyseni. /balkanweb.com/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MINUTA E FUNDIT/ Aksident tek kryqëzimi i ish- Degës në Shkodër, policia në vendngjarje
Artikull pas: DOKUMENTI/ KESH “zgjidh qesen”, nis shpërndarjen e dëmshpërblimeve të përmbytjeve për 2000 familje, por…

TË FUNDIT

moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
shtypi 8 vjet shwm
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
bashkia shkoder naten 2025
  • Aktualitet

“Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension…

ShkodraWeb 16 June, 2025

TË FUNDIT

  • MENDIM QYTETAR NGA ROZAFA SHPUZA – Vëmendje e meritueme për grupet muzikore që përcjellin vlera 17 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 qershor 2025… 17 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 qershor 2025… 17 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 qershor 2025… 17 June, 2025
  • “Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension… 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi” 16 June, 2025
  • E RËNDË – 28- vjeçari me origjinë nga Shkodra, i jep fund jetës në Australi, akoma nuk ka një motiv për ngjarjen 16 June, 2025
  • SENSIBILIZIM – “Vajza ime po lufton për jetën”, klithma e një babai nga Postriba për vogëlushen e tij… 16 June, 2025
  • VIDEO – “Jo koncertit të Bujar Qamilit në stadium”, KF Vllaznia zyrtarizon qendrimin e saj me një takim… 16 June, 2025
  • DOSSIER – Urdhri që vrau 17-vjeçarin Pëllumbi në kufi, arratisjet e paparashikuara dhe plumbat që shkurtonin jetën e djemve të rinj 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Përplasja me Bashkinë për recitalin e Bujar Qamilit në “Loro Boriçi”, Vllaznia “përzien” edhe FSHF- në 16 June, 2025
  • VIDEO – Recitali i Bujar Qamilit në stadium, “përplas” KF Vllazninë me Bashkinë e Shkodrës… 16 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

IMG_3802
  • Kryesore

MENDIM QYTETAR NGA ROZAFA SHPUZA – Vëmendje e meritueme për grupet muzikore që përcjellin vlera

ShkodraWeb 17 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
horoskopi 8 vjet shwm
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
shtypi 8 vjet shwm
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 qershor 2025…

ShkodraWeb 17 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.