Ashtu sikurse pyeti edhe kryebashkiakun e Shkodrës Valdrin Pjetri se çfarë i kujtonte data 27 janar 2003, Partia Demokratike i drejtohet me të njëjtën pyetje edhe kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani.
Numri dy i PD-së, Gazment Bardhi pyete Babanin se çfarë i kujtonte data 4 prill 1994. Demokratët këmbëngulin se Babani është i dënuar në Itali dhe më pas është dëbuar.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Asnjë takim në Berlin, Uashington, Paris apo Bruksel nuk e fshin dot të vërtetën skandaloze se me Edi Ramën, njeriun që futi krimin në zgjedhje dhe qeveris me të, nuk ka për të pasur nisje të bisedimeve për anëtarësim.
Propaganda nuk mund ta mbulojë heshtjen e Edi Ramës për k.riminelin e tij të Vaut të Dejës, Mark Babani. Njësoj si për Valdrin Pjetrin e Shkodrës, për Agim Kajmakun e Vorës, Edi Rama po fshihet edhe për Mark Babanin.
Kandidati i Edi Ramës ka mashtruar publikisht me formularin e dek.riminalizimit dhe ai duhet të dalë para drejtësisë për këtë.
Është fakt se Mark Babani është arrestuar, dënuar e dëbuar nga autoritetet italiane dhe ai nuk e ka deklaruar këtë. Provat për këtë janë të pakundërshtueshme dhe prokuroria mjafton të ketë vullnetin t’i marrë në dorëzim ato.
Edi Rama dhe kandidati i tij për Vaun e Dejës duhet të sqarojnë publikun se çfarë i kujton data 4 Prill 1994.
As mashtrimet publike të Mark Babanit dhe as heshtja e Edi Ramës nuk e ndryshon dot të vërtetën.
Me kriminelët në parlament, me k.riminelët në pushtetin lokal, me k.riminelët në qeverisje nuk ka të ardhme për shqiptarët, nuk ka integrim, nuk ka Shqipëri si gjithë Europa.