Çfarë shkruajti sizmologu grek disa orë para, “paralajmërimi profetik” për tërmetin fatal në Turqi…

A pritej te ndodhte termeti shkatërrues në Turqi? Sipas sizmiologut grek Gerasimos Chouliaras po, madje ai e kishte paralajmeruar, se paku 12 ore para  se katastrofa te ndodhte.


Mëngjesin e së premtes në orën 8.20 me orën greke, rreth 12 orë para se lëkundjet të shkatërronin disa zona në lindje të Turqisë, sizmiologu kishte shkruar ne faqen e tij ne Facebook:

“Sipas metodës së Varotsos 2006, studiova statistikat e rrezikshmërisë sizmike aktuale, që tregojnë 86.7% rezik për lëkundje sizmike akoma më të fuqishme sesa tërmeti 5.6 rihter, të mërkurën në Izmir. Sepse ka një boshllëk sizmik nga viti 1970, kur kishim tërmetin e fundit 6.9 Rihter”.

Me pas, ai postoi edhe hartën me pikat e kuqe që sipas tij janë zonat e rrezikuara ku përfshiheshin edhe zonat e prekura nga tërmeti i së premtes.

Vetem pak kohe pas termetit, sizmologu reagoi po ne faqen e tij ne facebook me nje tjeter shenim: “Sinqerisht me vjen keq për viktimat e tërmetit. Edhe një herë do ta them atë që e them prej 30 vitesh që kam qenë në Gjeodinamikë. Ndërtesat po vr.asin si në Shqipëri vitin e kaluar ashtu edhe në Turqi tani. Duket se varfëria po i sjell njerëzit në situata të mjerueshme që ata as nuk mund ta mbrojnë veten e tyre”.

Për t’u bërë pjesë e grupit ShkodraWeb Media mjafton të klikoni: Join Group" dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi ShkodraWeb Media ju mirëpret!