Presidenti i Republikës Ilir Meta do të jetë sërish sot para mediave. Kështu bën të ditur Presidenca në një njoftim zyrtar. Nuk dihet se cili do të jetë hapi i radhës i Kreut të Shtetit pasi maxhoranca ka nisur hapat për shkarkimin e tij.
“Të nderuar kolegë!
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë sot një konferencë për shtyp në ora 16:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit. Ftohet media të jetë e pranishme, edhe me transmetim LIVE!
Ju falëminderit për bashkëpunimin!”, njofton Presidenca.