Pas aksionit të policisë së Kosovës e cila ka vënë në pranga në Veri disa policë serbë të lidhur me krmin e organizuar, duket se situata eshte bërë e nderë. Shefi i shtetit serb ka urdhëruar ushtrinë dhe policinë e Serbisë që të vihen në gjendje gatishmërie, raporton Express.
Edhe pse bëhet fjalë vetëm për arrestime në mediat serbe po njoftojnë se policia serbe apo ROSU siç i referohen ata ka ” hyrë në Veri” duke e dramatizuar situatën. Është interesante se një aksion të tillë të policisë Vuçië ka kohë që e ka paralajmëruar.