
Një tjetër paciente me Covid-19 e shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë ka ndërruar jetë këtë të mërkurë. Bëhet me dije se bëhet fjalë për një 62-vjeçare nga Elbasani. Viktima ka qenë mësuese, dhe prej dy vitesh kishte dale në pension.
Ajo ishte infektuar me koronavirus dhe ishte e shtruar prej disa ditësh në spitalin Covid 2. Ky është rasti i tretë brenda ditës së sotme i raportimit të vdekjeve nga spitali Covid2 në Tiranë. Më herët u raportua se dy persona nga Peqini humbën jetën, njëri prej tyre mësues.
Sipas raportimit të përditshëm, dje u regjistruan 8 humbje. Numri i viktimave deri tani nga Covid-19 në vend, që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 582. /PanoramA/