Policia e Shkodrës është shfaqur fuqishëm në rrugët kryesore, kryesisht në Pedonale dhe lokalet e natës, në orët e mbrëmjes deri në mëngjes. Mësohet se janë kryer kontrolle në disa lokale dhe mjedise të ndryshme teksa janë konstatuar lojëra fati të paligjshme, baste sportive të paligjshme ndërsa është gjetur edhe lëndë na.rkotike e dyshuar si ka.nabis dhe ko.kainë por në doza të vogla.
Prania e shtuar në fundjavë, me postblloqe me polici rrugore, të rendit dhe FNSH, ka ngjallur një ndjesi jo të këndshme tek qytetarët, të cilët kanë përcjellë shqetësimin e tyre edhe në ShkodraWeb.
Paraprakisht, nga informacione jozyrtare, flitet 5 të arrestuar nga policia ndërsa numri i të shoqëruarve ka qenë rreth 20 persona. Pritet që Policia e Shkodrës të japë komunikatën zyrtare për mediat.