ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Çfarë mësova sot në Prokurori…”, Balla jep lajmin për çeshtjen “Xhisiela”…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Sociaiste, Taulant Balla deklaroi sot në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24, se ka dalë i paf.ajshëm në lidhje me akuzat e ngritura nga PD për rastin e “Xhisiela Malokut”.

Në këtë histori Balla ishte akuzuar se ishte në komisariatin e Fushë-Krujës dhe se kishte kërcënuar nënoficerin Nuhu që të mos procedonte djalin e deputetit Rrahman Rraja, i akuzuar nga ish e dashura për d.hunë e përndjekje.

Balla tha sot se kryedemokrati Basha dhe persona të tjerë brenda PD që e kanë akuzuar kanë dalë bllof, pasi Prokuroria e Tiranës e ka nxjerrë të paf.ajshëm. “Unë nuk kam qënë fare në atë komisariat”, u shpreh Balla.

“Dua të them një ekskluzive: Kam qenë në këtë studio e mbani mend historinë e Xhiselës dhe konferencën e Lulzim Bashës që akuzonte se kreu i grupit parlamentar të opozitës e dërgoi këtë email në të gjitha selitë europiane? Sot kam qenë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë përgjigje për hetimin tim dhe rezulton se gjithë kjo shpifje e ulët e Bashës është shpifje dhe vërtetohet në çdo qelizë që Taulant Balla s’ka qënë asnjëherë në komisariatin e Fushë-Krujës, sepse këtë shefin e komisariatit Lulzim Basha e ka ndihmuar dhe ai personi që më akuzoi, Emiljano Nuhu është zyrtarisht prej sot një person që akuzohet për kallëzim të rremë. Ja si bëhen këto lajmet e rreme në Shqipëri”,- tha Balla.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.