Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një mesazh pas mbledhjes së GP të PS- së e cila vendosi komandimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, pasi të emërohet më parë si zëvendësministër.
“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00.”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Sipas gjasave është një mesazh për presidentin e Republikës, i cili refuzoi dekretimin e Sandër Lleshit si ministër. Megjithatë, duhet pritur seanca jashtë rradhe e Kuvendit nesër për të mësuar “lëvizjen e shahut” të shefit të qeverisë.