Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Çfarë duhet të dini nëse do shkoni në Mal të Zi, nga sot ashpërsohen masat në pikat kufitare…

ShkodraWeb 2 January, 2022
mali zi ishp

Në Malin e Zi rritet numri i të prekurve me virusin korona dhe qeveria ashpërson rregullat e hyrjes në vend. Autoritetet shëndetësore malazeze njoftuan në një konferencë të jashtëzakonshme se nga 2 janari 2022 në Mal të Zi do të kërkohet në të gjitha pikat kufitare së bashku me konfirmimin e vaksinimit edhe testi PCR negativ, ose testi i shpejtë i antigjenit.

Për qytetarët malazezë dhe të huajt nuk mjafton vetëm dëshmia që janë vaksinuar.

Për të hyrë në Malin e Zi, pavarësisht nga cila pikë kufitare, ata duhet të dëshmojnë edhe se nuk ka kaluar më shumë se gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

Gjithësesi ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq-Bojoviq, tha se shtetasit e Malit të Zi dhe të huajt mund të hyjnë në vend edhe pa këto deshmi, por duhet të vetëizolohen për dhjetë ditë.

Ky vetëizolim mund të ndërpritet jo më heret se tri ditë pas një testi negativ për kovidin. Mali i Zi ka vendosur po ashtu masa të reja në lidhje me hotelet dhe restorantet, si p.sh. paraqitja e certifikatës së kovidit.

Autoritetet shëndetësore në Podgoricë thanë se nga fillimi i pandemisë në Mal të Zi kanë humbur jetën 2,407 vetë. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq, tha se në dy javët e fundit është regjistruar një rritje prej 81 për qind e rasteve të reja.

Sipas tij mutacioni Omikron përhapet më shpejtë dhe kërcënon të jetë dominant. Po ashtu sipas tij në dy javët e fundit nga numri i përgjithshem i atyre që kanë humbur jetën mbi 75 përqind kanë qenë të pavaksinuar.

Nga fillimi i pandemisë sipas autoriteteve shëndetësore malazeze 44 për qind e qytetarëve në Mal të Zi, kanë shqetësime ndërsa një e treta janë në ankth te vazhdueshem. /DW/

Post navigation

Previous: HOROSKOPI – Çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj, mësoni ç’ ju ka rezervuar fati për ditën e sotme, e diel, 2 janar 2022
Next: NGA ARMIR MEHAJ – Trishtimi i Munellës, një copë e filmit të jetës time’, përjetimet e gazetarit nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën alpinisti Ndoc Mulaj

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.