Skip to content
21 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Personazh

ÇESHTJA “XHISIELA”/ Prokuroria mbyll hetimet: Oficeri Nuhu nuk u kërcënua nga askush…

ShkodraWeb 4 years ago

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të pushojë hetimet për çështjen penale ku pretendohej se ishte kërcënuar dhe kanosur me jetë oficeri i policisë së Fushë-Krujës, Emiljano Nuho, i cili tashmë ka braktisur detyrën dhe është larguar në Zvicër, ku ka kërkuar statusin e azilantit. Emri i Emiljano Nuho u bë mjaft i njohur në muajin shtator 2018, pasi ishte polici që denoncoi në media fenomenin “Xhisiela”, një histori sentimentale mes një vajze adoleshente të quajtur Xhisiela Maloku dhe djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja, Rrexhep Rraja, i cili për këtë ngjarje u procedua penalisht nga prokuroria për akuzën e “Përndjekjes” dhe u dënua në dhjetor 2018 nga gjykata e Krujës. Vendimi për pushimin e hetimeve është marrë pak ditë më parë nga prokuroria e kryeqytetit, e cila gjatë 6 muajve hetime nuk ka mundur të sigurojë të dhëna dhe prova se Emiljano Nuho, ishte kërcënuar me jetë gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas prokurorisë janë kryer verifikimi i pamjeve filmike të komisariatit të Fushë-Krujës ku rezultoi se në datën dhe orën që pretendon se Nuho është kërcënuar me jetë nga zyrtarë shtetërorë të shoqëruar nga kontigjentë kriminalë, nuk ka pasur asnjë prej tyre në komisariat. Njëherësh janë verifikuar pamjet filmike të një lokali, ku Nuho ka zhvilluar një takim me disa të afërm të Rrajës, ku sipas prokurorisë në këto filmime nuk ka asnjë veprim që mund të përmbushë kushtet e kanosjes së jetës së Emiljano Nuhos. Emiljano Nuhu, deklaroi në shtator 2018 se një grup me 10 persona, mes tyre vetë deputeti Rraja, kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi por edhe deputeti i PS Taulant Balla kanë shkuar dhe e kanë kërcënuar në komisariat, pasi kanë qenë të shoqërua dhe me persona me rekorde kriminale.

Nuho madje pohoi se vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë. I përmendur nga Nuhu, deputeti Taulant Balla në shtator 2018 mohoi çdo akuzë dhe tha se ditën për të cilën e akuzon polici ndodhej në aktivitete të tjera të PS-së. Edhe deputeti Rrahman Rraja e kryebashkiaku Artur Bushi mohuan të kenë qënë në mesin e 10 personave që kërcënuan policin, tashmë në arrati. Dosja penale me të dëmtuarën Xhisiela Maloku dhe të pandehur Rexhep Rraja, djalin e deputetit të PS Rahman Rraja, mori karakter politik, aq sa PD dhe partitë e tjera opozitare, e ktheu historinë e dashurisë mes dy të rinjve, në kauzën e saj, për të sulmuar qeverinë dhe kërkuar largimin e kryeministrit Rama. Situatën më të rëndë e bëri dhe dëshmia e oficerit Nuho që ishte ngarkuar për të kryer veprime hetimore për këtë çështje, i cili dezertoi nga rradhët e Policisë së Shtetit dhe kërkoi azil politik në Zvicër.

Prej këndej Nuho realizoi një intervistë në një media, duke e polarizuar këtë çështje lokale, dhe kthyer atë në çështje kombëtare, pasi Nuho deklaroi se nuk kishte mundur ti çonte deri në fund hetimet që kishte nisur, për shkak se Taulant Balla, xhaxhai i personit nën hetim Rexhep Rraja dhe kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi, i kishin hyrë në zyrën e tij brenda në polici, dhe e kishin kërcënuar me armë. Kaq ka mjaftuar që tensioni mes opozitës dhe maxhorancës të rritet ku palët bënë akuza të ndërsjellta, ndërkohë do ti duhej prokurorisë të merte vetë këtë çështje dhe ta çonte deri në fund, duke arrestuar Rexhep Rrajën dhe shmangur totalisht policinë nga kryerja e veprimeve hetimore për këtë dosje shumë të përfolur. Nga ana tjetër oficeri që kishte lënë detyrën dhe ishte larguar në Zvicër, tek Dritan Zagani,kishte kryer vetëm 4 detyra nga 11 të tilla që i kishte lënë prokurorja e çështjes Mirela Kapo.  /Burimi:Shqiptarja.com/

Continue Reading

LAJM PARA: VIDEO/ Greta Koçi si nuk e keni parë kurrë më parë, vetëm 5 vjeç dhe konkurron…Adelina Ismajlin…
LAJM PAS: Merr fund arratia e themeluesit të Wikileaks Julian Assange, vihet në pranga në ambasadën e Ekuadorit në Londër…

TË FUNDIT

Avokati nuk legjitimohet me firmën e të interesuarit, Apeli i GJKKO mban në sekuestro pasuritë e Vis Martinaj…
  • Aktualitet

Avokati nuk legjitimohet me firmën e të interesuarit, Apeli i GJKKO mban në sekuestro pasuritë e Vis Martinaj…

1 day ago
NGA FREDERIK NDOCI – Shkodra dhe njerezit nëse nuk e votojnë Benet Becin, nuk fitojnë asgjë në stoicizmin moçalor që e ka kapluar
  • Kryesore

NGA FREDERIK NDOCI – Shkodra dhe njerezit nëse nuk e votojnë Benet Becin, nuk fitojnë asgjë në stoicizmin moçalor që e ka kapluar

2 days ago
Shqipëria ka edhe një tjetër kampione Ballkani në atletikë, Mimoza Shtjefni triumf në 3000 metër ecje sportive
  • Kryesore

Shqipëria ka edhe një tjetër kampione Ballkani në atletikë, Mimoza Shtjefni triumf në 3000 metër ecje sportive

3 days ago

TË FUNDIT

  • FOTO – Bashkia Shkodër ndërhyrje në merkatën e Rusit, përmirësim i mëtejshëm i standardeve të tregtimit…
  • Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)
  • EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…
  • TESTI – Cila është forca lëvizëse e jetës suaj, zgjidhni një imazh për të zbuluar menjëherë…
  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…

TË FUNDIT

FOTO – Bashkia Shkodër ndërhyrje në merkatën e Rusit, përmirësim i mëtejshëm i standardeve të tregtimit…
  • Aktualitet

FOTO – Bashkia Shkodër ndërhyrje në merkatën e Rusit, përmirësim i mëtejshëm i standardeve të tregtimit…

36 mins ago
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi
  • Aktualitet

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi

2 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)

2 hours ago
EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…
  • Aktualitet

EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.