ÇESHTJA “XHISIELA”/ Pretenca për Rexhep Rrajën, prokuroria kërkon…

Drejt përfundimit ajo që ka nisur të konsiderohet si “Saga Xhisiela”. Prokuroria e Krujës paraqiti në gjykatë pretencën ndaj Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, nën akuzë për veprën penale të përndjekjes ndaj ish të dashurës, Xhisiela Malokut.

Sipas prokurorisë, Rexhep Rraja duhet të shpallet fajtor dhe të dënohet me 1 vit në qeli. Në këtë masë dënimi gjykata duhet të mbajë parasysh faktin se ndaj Rrajës është zhvilluar gjykim i shkurtuar, çka i ul atij një të tretën e masës së dënimit, që do të shpallet në fund nga gjykata.

Gjatë seancës ishte e pranishme edhe ish- e dashura e të pandehurit, e cila ka ripërsëritur faktin se nuk është dhunuar dhe përndjekur nga Rexhepi.

Ndërkohë, Gjykata e Krujës i ka lënë një javë kohë avokatit mbrojtës të të pandehurit për të përgatitur konkluzionet e mbrojtjes, para se të japë vendimin përfundimtar.

Gjithsesi, referuar amsës së dënimit të kërkuar nga prokuroria dhe uljen për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe kohën e paraburgimit, edhe nëse Rexhep Rraja do të shpallet fajtor nga gjykata, ai pritet të lirohet para festave të fundvitit. /Burimi:Top Channel/

Loading...