
Ka përfunduar dëshmia e Albert Veliut, i cili në audiopërgjimin, njihej si “dëshmitari X”. Prokuroria sot ka thirrur për të marrë në pyetje Veliun, i cili u shoqërua nga avokatët e tij, Ivi Kasmi dhe Artan Murrizi.
Veliu është futur në prokuri që prej orës 10:00 kur ka nisur seanca e pyetjeve, pasi është një ndër persona kyç në çështjen e audio përgjimit. Mësohet se për të vërtetuar autencitetin e video-përgjimit Veliut i janë marrë kampin zëri për krahasim.
Gjithashtu mësohet të jetë pyetur se si ra në kontakt me Agron Xhafajn, se si u bë plani për të trafikuar hashash dhe pse ky plan nuk u realizua. Albert Veliun, pranoi se kishte folur me Agron Xhafën për të trafikuar hashash, në videon e shfaqur ditën e djshem nga PD.
Pas publikimit te intervistës së tij nga selia e PD, ai u shoqërua nga Policia e Tiranës, pasi e gjeti atë në banesën e një të njohuri të tij dhe më pas e ka shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Veliu ka dalë nga prokuroria rreth orës 16.00.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!