Skip to content
15 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Editoriale

Çeshtja “Kacifas”, Çamëria dhe financimi grek i mediave në Shqipëri…

ShkodraWeb 8 November, 2018
kacifas cameria

Prej më shumë se 10 ditësh vrasja e një krimineli të rëndomtë nga forcat RENEA është kthyer në kryefjalë të mediave. Raportimet e shpeshta por edhe të besdisshme deri në detajen më të parëndësishme, kanë zënë hapësira të pamata në shirita video, audio e rreshta portalesh. Ajo çfarë është e pakuptueshme por jo e pashpjegueshme, lidhet me pozicionimin e mediave shqiptare. Ato të Greqisë e kanë prioritet shpalosjen e nacional- shovinizmit përballë fqinjëve shqiptarë. Po cili është interesi i mediave shqiptare pët ti kushtuar një vëmendje kaq të madhe vrasjes së Kostandinit, i cili me armë në dorrë kundërshtoi forcat RENEA?

Natyrisht, vrasje e çdo individi qoftë ai shqiptar etnik apo minoritar me dyshtetësi, përbën lajm. Aq më shumë, kur vrasja paraprihet nga akte terrori siç është përdorimi i armës kundër policisë. Deri këtu, jemi në kufinjtë e detyrimit edhe profesiona të mediave për të raportuar. Por nuk mjaftoi me kaq. Çdo ditë, çeshtja “Kacifas” ishte kryetemë. Nga familjarët e afërt deri tek katundarët e thjeshtë greko- shqiptarë të Bularatit, u kthyen në personazhe me rrëfimet e “detajet” e tyre. Natyrshëm çdo gjë ecte në drejtimin e idesë së “Vorio Epirit”, deri në atë pikë sa një kriminel i rëndomtë u paraqitet edhe si hero ikësaj ideologjie.

E sot, në ditën e varrimit të viktimës së mendjes së vet, i njëjti trajtim. Bularati i ngjan një fshati grek. Pavarësisht se territor sovran i Shqipërisë, ai përcillet përmes mediave vetëm me ngjyrat bardheblu. Të ngjan se po varroset një grek, le të themi…në qendër të Athinës. Demostrohet haptas “Vorio Epiri”, janë pjesëmarrës në varrim 9 priftërinj grek, ajo eurodeputetja greke dhe rreth 3500 mbështetës ekstremistë të idesë vorioepirotase. E të gjitha këto lajme vijnë përmes pasqyrimit të mediave shqiptare. Shqiptare, të paktën në emërtesë.

Tani ta shohim në një kënvështrim tjetër. Sa janë shqiptarët e vrarë në Greqi, sa nga ata janë vrarë të pafajshëm edhe nga policia greke? Sa hapësirë zënë në mediat helene? Po në mediat tona shqiptare? Pse jeta e një krimineli qoftë edhe grek që u vra me armë në dorë kundër policisë, duhet të ketë më shumë vlerë se ajo e një shqiptari të pafajshëm, hallexhi i vrarë në tokë greke?

Ecim edhe më përtej. A e imagjinoni dot një tubim të ngjashëm me atë sot në Bularat për një kriminel, të realizohet për çështjen çame në fshatin më të humbur të Greqisë? A do të lehohej një demonstrim i ngjashëm si ai në territor shqiptar me flamuj grekë? A do të lejohej shqipja dykrenare të valëvitej në tokat që iu rrëmbyen padrejtësisht shqiptarëve në Çamëri? A do të kishte jehonë në mediat greke siç ka në mediat shqiptare çeshtja “Kacifas”? Po mediat shqiptare, a do të ishin kaq të interesuara?

Të gjitha janë pyetje retorike. Përgjigjen e tyre e dimë të gjithë. Ne edhe kur bëjmë një manifestim pro Çamërisë në tokën tonë shqiptare, fqinjët na e marrin për provokim… Siç e dimë dhe fatkeqësisht po provohet këto ditë, se qeveria greke financon me para mediat shqiptare. Si një “Kolonë e pestë”. A ka nevojë për provë më të fortë se kjo?

Kjo që po ndodh këto ditë, vetëm gazetari, raportim lajmi nuk është. Nuk është as profesionalizëm apo “detyrim profesional”. Në rastin më të mirë është vasalitet i pakuptimtë i mediave shqiptare ndaj një shteti që akoma ka pretendime territoriale mbi Shqipërinë. Që nuk ngurron ti shprehë as në ditëmortin e një “heroi” të sajuar të “Vorio Epirit”. Në rastin më të keq, mediat tona janë të blera. Ashtu siç e kanë pohuar edhe zyrtarët më të lartë të shtetit helen. Prej mëse 10 ditësh mediat shqiptare po bëjnë propagandë pro- vorioepirotase në tokën tonë. Propagandë anti- shqiptare. Mbase tani është momenti të ndjehet shteti shqiptar. Nëse vertetë pretendojmë se kemi shtet shqiptar…. /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: DETAJET/ Vllaznia firmos marrëveshje bashkëpunimi me klubin “Muaither” të Katarit…
Artikull pas: Turpi grek i Bularatit…

TË FUNDIT

debate mungojne 2025
  • Editoriale

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024
  • Editoriale

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024
karnavale kishe xhami 2024
  • Aktualitet

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024

TË FUNDIT

  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona 14 June, 2025
  • EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti 14 June, 2025
  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • VIDEO – Ndërhyrjet në zonën turistike, kryebashkiaku Beci dhe ministrja Kumbaro inspektim në Velipojë 13 June, 2025
  • EMRI+FOTO – Ishte në një varrim në Malësinë e Madhe, 4 ditë pa asnjë lajm për të moshuarin, djali jep alarmin 13 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata” në Shkodër, kapen dhe asgjesohen mbi 12.500 rrënjë kanabis, procedohet inxhinieri i pyjeve 13 June, 2025
  • “Një tjetër faqe e artë…”, Benet Beci uron mirëmëngjes me kampionët e Vllaznisë në atletikë… 13 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

IMG_3775
  • Aktualitet

Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

ShkodraWeb 14 June, 2025
IMG_3773
  • Anëmbanë

EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti

ShkodraWeb 14 June, 2025
pellumb pellumbi 1990
  • Aktualitet

FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran…

ShkodraWeb 14 June, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja

ShkodraWeb 14 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.