Skip to content
3 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

ÇËSHTJA “HAJDARI”/ Nis shqyrtimi i kërkesës së Izet Haxhisë për rihapjen e çështjes (foto)

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

2

Ne orën 12:30, ashtu si ishte parashikuar ka dale ne gjyq Izet Haxhia. Ai eshte shfaqur i qeshur, i veshur me xhakete dhe kemishe te bardhe dhe nuk ka ngurruar qe te pershdese me dore dike qe ka qene brenda ne sallen e gjyqit.

Gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha, do të shqyrtojë kërkesën për rivendosje në afat të ankimimit për çështjen e Izet Haxhias. Pak javë më parë, avokati i ish-truprojës së Berishës, Bashkim Nikolla pati dorëzuar një kërkesë për rivendosje në afat të ankimit për vendimin që e dënoi me 25 vjet burgim për vrasjen e Azem Hajdarit. Kjo ishte edhe lëvizja e parë e Izet Haxhias, që pas ekstradimit nga Turqia.

Pritet që kjo kërkesë të shqyrtohet ditën e sotme, pasi të rivendoset në afat ankimimi, Haxhia së bashku me avokatin do të vijojnë procedurat për rigjykim dhe rihetim të dosjes “Hajdari”. Haxhia është dënuar me 25 vjet burg në mungesë për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ndërsa në kërkesë shkruhet se ai nuk është marrë në pyetje asnjëherë, qoftë nga Prokuroria dhe qoftë nga Gjykata.

Haxhia nuk ka pasur avokat me prokurë të nënshtruar nga ai dhe është dënuar në mungesë. Prej vitesh, Haxhia ka jetuar në Turqi dhe së fundmi, Gjykata Supreme e Turqisë i tha “po” ekstradimit të Izet Haxhias. Procedurat kishin nisur që në vitin 2007, ku në krye të qeverisë ishte Berisha. Ministria e Drejtësisë Shqiptare i ka siguruar palës turke se do ta rigjykojë Haxhian në rast se ekstradohet.

KËRKESA

Në kërkesë thuhet se vendimi i Gjykatës për të pandehurin Izet Haxhia është i pabazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, në Dispozitat Kushtetuese dhe në Aktet Ndërkombëtare.

“Vërtetohet se gjykimi i kësaj çështjeje në të gjitha shkallët e gjykimit është zhvilluar në mungesë të të pandehurit Izet Haxhia dhe pa dijeninë e tij. Ai nuk ka lëshuar asnjë lloj prokure për avokatin që e ka përfaqësuar në gjykimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Ai nuk ka pasur dijeni për ankimimin që i është bërë vendimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila e ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Vetë Izet Haxhia provohet se nuk ka bërë deklarime përpara organeve proceduese. I pandehuri Izet Haxhia, në vazhdimë- si, deri më datën 08.05.2018 kur u ekstradua, ka qëndruar në Turqi, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të autoriteteve shtetërore të këtij vendi. Vërtetohet që drejtues të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, i kanë komunikuar Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, më datën 06.04.2007, garancitë e shtetit shqiptar për rigjykimin e Izet Haxhias, në zbatim të Dispozitave Kushtetuese të Kodit të Procedurës Penale – 147, 148, 449, 450, 453.

Gjithashtu, drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë, kanë garantuar respektimin e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, si edhe të Paktit Ndërkombëtar të 16 dhjetorit 1966 në lidhje me të Drejtat Civile dhe Politike. Duke u bazuar në këto garanci, i pandehuri Izet Haxhia u paraqit pranë autoriteteve të Policisë turke me qëllim realizimin e ekstradimit më datën 08.05.2018 në Rinas, Shqipëri, duke qenë i bindur se ai do të dëgjohet nga gjykatat shqiptare, sepse çështja penale në ngarkim të tij do të rigjykohej, meqenëse ai është gjykuar dhe dënuar në mungesë”, shkruan kërkesa. /panorama.com.al/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: FOTO/ Prokurën e shkruajti në gjuhën turke, por ja ku ndodhet Adriatik Llalla
LAJM PAS: ÇËSHTJA “HAJDARI”/ Izet Haxhia paraqet dokumentin e SHIK-ut dhe kërkon përballje me Sali Berishën

TË FUNDIT

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • Aktualitet

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…

26 mins ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…

4 hours ago
“E kam pritur në zyrë me kërkesë të tij, kemi pasur disa takime”, skandali “McGonigal”, Rama: Nuk do shkoj në Kuvend
  • Aktualitet

“E kam pritur në zyrë me kërkesë të tij, kemi pasur disa takime”, skandali “McGonigal”, Rama: Nuk do shkoj në Kuvend

14 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 3 shkurt 2023…
  • Nga një burrë i quajtur “Rudina” tek “Trojani”, disa nga pseudonimet më të çuditshme në Shkodrën nën diktaturën komuniste
  • PERSONAZH – Njihuni me Marselën, vajzën nga Shkodra, pjesë e Delegacionit Rinor Shqiptar në OKB…

TË FUNDIT

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • Aktualitet

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…

26 mins ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…

3 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…

4 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 3 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 3 shkurt 2023…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.